Besa - Istogu 1-0

Please update your Flash Player to view content.

Besa - Istogu 1-0

Besa - Istogu 1-0

1-0 '14 Mensur Duraku pen.

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Genc Nuza, Lumturie Muhadri, Bekim Rama, Mentor Baliu

Karton të verdhë: Kasapi, Karahoda (Be) - Bruqi, Shabanaj, Jahaj, K.Gashi, Dervishaj (Is)

Karton të kuq: Neziri (Be)

 

Gjuajtjet: 5 - 10

Gjuajtjet në portë: 2-3

Kornerët: 3-4

Pozita jashtë loje: 2-4

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë

Shikues rreth 2 500

Besa: Neziri, Qorraj, Fi. Papuqi, Fl. Papuqi, Cacaj, Kasapi (Dabiqaj), Duraku (Zhara), Rexhaj, Karahoda (Bytyqi), Dautaj, Rexha.

Trajner: Arbnor Morina.

 

Istogu: Hajrizaj, Ademaj (Saliagiq), B. Krasniqi, F. Gashi, K. Krasniqi, Bruqi, Shabanaj, Mulaj (Sabotiq), Jahaj, Dervishaj, Arifaj.

Trajner: Nazmi Rama.

Besa mposhti minimalisht Istogun 1-0, me golin e vetëm të cilën e realizoi Duraku nga penalltia. Istogu tregoi lojë më të mirë se Besa, krijoi më shumë raste për shënim, në pjesën e dytë Istogu dominoi plotësishtë në fushë, por sot Istogu ishte skuadër shumë e pafat dhe në fund ani pse ishte më e mirë se Besa në fushë, u deshtë të pajtohet me humbje. Futbollistët e Besës gjatë tërë pjesës së dytë e zhagiten lojën në masë të madhe, duke lejuar shumë pak lojë që të zhvillohet, pra më shumë në pjesën e dytë kishte ndërprerje se sa lojë aktive, këtë e ndihmoi në masë të madhe edhe gjyqtari kryesor Genc Nuza që lejonte që loja për së tepërmi të zhagitej.

Sot në Pejë ishte një ndeshje e pëlqyeshme për shikuesit, tifozët istogas kishin udhëtuar në Pejë, dhe krijuan atmsoferë impozante në stadium, në anën tjetër tifozët pejan gjatë gjithë lojë provokuan tifozët istogas, ku nuk mungoi nga ana e tyre edhe hedhja e ''Koktej Molotovi'' në drejtim të Gjimmave, që fatmirësisht nuk kishte të lënduar nga ana e Gjimmave.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i portierëve të Besës Ekrem Veseli sulmoi një futbollistë të Istogut.

 

Kjo është një pasqyrë e vërtetë e klubit pejan, ata edhe sot e treguan veten me sjelljet e tyre tepër të këqija.

Rastin e parë në ndeshje e krijoi Besa, kur kishin kaluar vetëm 5 minuta nga fillimi i ndeshjes ishte sulmuesi Kastriot Rexha që godet nga afërsia por intervenon me sukses portieri Hajrizaj.

Kur zhvillohej minuta e '13 e ndeshje gjyqtari kryesor Genc Nuza akordon penallti për Besën, ishte Bruqi që shkaktoi penalltinë. Nga pika e bardhë gjuan saktë Duraku dhe kalon Besën në epërsi 1-0.

Istogu arrinë që të shënon gol në minutën '23 përmes Arifaj, por ishte gjyqtarja anësore Muhadri që anuloi golin për shkak të pozitës jashtë loje.

 

Kur zhvillohej minuta e '44 e ndeshjes Istogu për pak nuk e barazoi rezultatin, ishte F.Gashi që godet nga largësia por topi shkoi mbi portë.

Në pjesën e dytë Istogu mënjëherë rrezikon portën e vendasve, kur zhvillohej minuta e '52 pas një krosimi nga këndi ishte Arifaj që për pak nuk arriti që ta godet topin në portën e zbrazët. Vendasit të vetmin rast në pjesën e dytë e patën në minutën e '54 kur Dautaj godet nga afërisa por përsëri intervenon me sukses Hajrizaj.

Besnik Krasniqi depërton nga krahu pason bukur për F.Gashin që ishte përballë portës por gjuajtja e tij nga 18 metra shkon jashtë portës, tek zhvillohej minuta e '65 e ndeshjes.

Në minutën e '70 portieri vendas Neziri del nga zona e gjashtëmbëdhjetëshit topin e kishte Kushtrim Gashi që përgaditej të gjuante në portën e zbrazët por Neziri shkakton ndërhyrje të palejuar dhe gjyqtari Nuza me plotë meritë i tregon kartonin e kuq Nezirit.

 

F.Gashi ishte i pafat në ndeshjen e sotme, kjo e vërtetoi edhe në minutën e '80 kur pas një goditje mjaft të fortë nga rreth 20 metra ishte shtylla që ndali topin. Në minutën '86 pas një tollovie në zonën e Besës, nga afërsia godet Saliagic dhe topi kur po shkonte drejt e në portë ishte Fl. Papuqi që më dorë e largon topin, por gjyqtari Nuza nuk akordon penallti për Istogun.

Në këtë ndeshje Istogu ishte i përkrahur maksimalisht nga tifozët istogas Gjimmat, por që nuk u pritën aspak mirë nga tifozët pejan, të cilët në pjesën e dytë hedhnin 'Koktej Molotovi' në drejtim të Gjimmave.