Java e 23-të: Besa - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 23-të: Besa - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i skuadrave nga rrathshi i Dukagjinit zhvillohet në Pejë, ku skuadra e Besës e pret Istogun.

Ndeshja Besa - Istogu zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, me fillim nga ora 14:00, transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

 

Ndeshja e fundit që u zhvillua të dielën e kaluar në Pejë përfundoi me fitore të Besës me rezultat 2-1. Ishte një ndeshje mjaft  interesante, atë ndeshje e përcollën një numër i madh i shikuesve, ku më shumë së gjysma ishin shikues nga Istogu, të cilët kishin udhëtuar në Pejë për ta përkrahur klubin e tyre.

 

Të dielën pritet që përsëri tifozët nga Istogu ta mbushin stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, interesimi për këtë ndeshje është edhe më i madh se ndeshja e javës së kaluar.

 

Në këtë takim të dyja skuadrat kanë mungesa të shumta në formacion, për Besën do të mungojnë: Dukagjin Gashi, Mark Milicaj, Fidan Hasani, kurse për Istogun mungojnë: Besnik Morina, Kadri Kastrati, Granit Bajra.

 

Përballjet direkte:

Besa - Istogu 2-1

Istogu - Besa 1-2

Istogu - Besa 2-1 (Kup)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë)

Istogu - Besa 1-0 (Superligë)