Besa - Istogu 2-1 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Besa - Istogu 2-1 (1-0)

Besa - Istogu 2-1 (1-0)

1-0 '38 Milicaj

1-1 '51 Krasniqi pen.

2-1 '61 Dautaj

 

Gjyqtarët e ndeshjes: K.Vula, Këpuska, M.Qehaja, S.Isufi

Karton të verdhë: Gashi, Hasani, Rexhaj, Fl.Papuqi (Be) - K.Gashi, Dervishaj, Morina

Karton të kuq: Morina pas dy të verdhëve

 

Stadiumi ''Shahin Haxhiislami'' - Pejë

Shikues rreth 3 000

Gjuajtje: 7-3

Gjuajtje në portë: 4-2

Kornerët: 6-2

Pozita jashtë loje: 3-2

 

Besa: Neziri, Qorraj, Fl.Papuqi, F. Papuqi, Gashi, Hasani, Duraku, Dabiqaj, Milicaj (Rexhaj), Dautaj (Kasapi), Rexha.

Trajner: Arbnor Morina.

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, B. Krasniqi, K. Gashi, F. Gashi, Bruqi, Shabanaj (Sabotiq), Kastrati (Maxharraj), Jahaj (Saliagiq), Dervishaj, Mulaj.

Trajner: Nazmi Rama.

Besa me meritë ka shënuar fitore në derbin e rrathshit të Dukagjinit përballë Istogut, të cilën e mposhti me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 4000 spektatorëve, ku një numër i madh i tifozëve ishin nga Istogu. Në përgjithësi ishte një ndeshje korrekte nga të dyja palët, ndarja e drejtësisë ishte në nivelin e duhur.

Istogu në këtë ndeshje hyri me katër mungesa, Arifaj, Bajra, Miftaraj dhe Bandiq ishin lojtarët që i munguan sot Istogut.

 

Rasti i parë në këtë ndeshje vjen në minutën '23 kur Kastriot Rexha tënton të shënoj me gërshërë por topi shkon mbi portë.

Goli i parë në këtë ndeshje vjen në minutën e '37, Milicaj shënon për Besën 1-0. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.

Trajneri Nazmi Rama me të filluar pjesa e dytë i kryen dy zëvëndesime, fut në lojë Sabotiq dhe Saliagiq në vend të Jahaj dhe Shabanaj.

Kur po zhvillohej minuta e '50 Mulaj depërton për mrekulli futet në zonën e rreptësisë ku ndalet në mënyrë të palejuar nga Fl.Papuqi dhe gjyqtari akordon penallti për Istogun. Besnik Krasniqi godet saktë nga pika e bardhë dhe e mposhti Nezirin, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Goli i dytë për Besën vjen në minutën '61 ku pas një krosimi nga Duraku në zonën e rreptësisë gjendet bukur Dautaj i cili godet saktë me kokë për rezultatin 2-1.

Rast të mirë shënimi pati përsëri Rexha i cili nga afërsia godet por intervenon me sukses Hajrizaj, kur zhvillohej minuta '83 e ndeshjes.

Në minutën '85 Istogu mbetet me 10 futbollistë në fushë, pasi që Morina merr edhe kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje, dhe më pas i tregohet kartoni i kuq nga gjyqtari Vula.

 

Pas edhe 4 minutave të lojës shtesë gjyqtari kryesor Kreshnik Vula jep sinjalizimin për fundin e ndeshjes: Besa - Istogu 2-1.

Sot në Pejë kishte shumë tifozë istogas në stadium, një falendërim i madh shkon për të gjithë ju që sot ushëtuat në Pejë, kurse për Gjimmat q'do fjalë është e tepër, sot Gjimmat përkrahen Istogun gjatë tërë lojës, duke i motivuar futbollistët maksimalisht, animi nga e Gjimmave ishte mjaft korrekt.

 

Me ndeshjen kundër Besës ka përfunduar faza e dytë e Superligës, tash fillon faza e tretë e Superligës, përsëri në javën e ardhshme do të udhëtojmë në Pejë për tu takuar me Besën, pra java e ardhshme: Besa - Istogu.