Java e 22-të: Besa - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 22-të: Besa - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 22-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i skuadrave nga Dukagjini zhvillohet në Pejë, ku skuadra e Besës e pret Istogun.

Ndeshja Besa - Istogu zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, me fillim nga ora 14:00, transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

Të dielën pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë dhe mjaft interesante për shikuesit, pasi që takohen dy skuadra të qyteteve fqinje, gjithashtu forma e lartë e të dy skuadrave në stinorin pranveror na bën me dije se të dielën do të zhvillohet një ndeshje shumë shumë e fortë.

Istogu në katër ndeshjet e fundit ka treguar formë të lartë, duke shënuar tri fitore dhe një barazim, në dy ndeshjet e fundit  Istogu i mposhti dy kandidatët për titull, së pari mposhti Hajvalinë 2-1 dhe në javën e fundit  mposhti Trepçën '89 1-0. Kësaj valle duket që do ti bashkohet edhe Besa, pasi ato skuadra që e quajnë veten kandidat për titull , për ato skuadra ka ilaç Istogu, dhe pas ndeshjes do ta harrojnë titullin.

 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Istog pati përfunduar me fitore të Besës me rezultat 2-1.

 

Besa si vendas ka këtë bilanc:

6 fitore, 3 barazime, 1 humbje, ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar 8 gola.

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 1 barazim, 6 humbje, ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar 23 gola.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Besa 1-2

Istogu - Besa 2-1 (Kup)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë)

Istogu - Besa 1-0 (Superligë)

 

5 ndeshjet e fundit të Besës:

Hajvalia - Besa 1-3

Besa - Drita 1-0

Drenica - Besa 3-0

Besa - Ferizaj 1-0

Besa - 2 Korriku 2-1

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Istogu - Trepça '89  1-0

Istogu - Hajvalia 2-1

Drita - Istogu 0-0

Istogu - Drenica 1-0

Istogu - Dukagjini 1-0