Istogu - Trepça '89 1-0

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Trepça '89 1-0

Istogu - Trepça '89 1-0 (1-0)

'45 Granit Arifaj

 

Gjyqtarët e ndeshjes: B.Gashi. B.Selimaj. F.Berisha. B.Kosumi

Karton të verdhë: Dervishaj, Krasniqi, F.Gashi (Ist) - Peci (Tre)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj '' - Istog

Shikues rreth 1000

Gjuajtjet: 9 - 9

Gjuajtjet në portë: 3 - 4

Kornerët: 1 - 4

Pozita jashtë loje: 2 - 7

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Kastrati, Shabanaj, B. Krasniqi, Dervishaj, Bruqi, F. Gashi, K. Gashi (Ademaj), Jahaj (Mulaj), Arifaj.

Trajner: Nazmi Rama.

 

Trepça ’89: Manxholli, Sahiti, Izmaku, Berisha, Potoku, Peci, Baliqi, D.Mustafa , Idrizi, Hyseni, Lushtaku.

Trajner:  Afrim Toverlani

Istogu sot me plotë meritë arriti që ta mposht njërin ndër pretendentët për titull siq është skuadra e Trepçës '89, skuadër të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0. Një gol i vetëm i shënuar nga sulmuesi Granit Arifaj i solli fitoren shumë të rëndësishme istogasve, të cilët në 4 ndeshjet e fundit kanë pasur rezultate pozitive, duke arritur tri fitore dhe një barazim. Tifozët istogas Gjimmat ani pse sot ishte koha me shi, ata su ndalen asnjë sekondë duke e përkrahur në maksimum klubin e tyre drejt një fitore kaq të madhe si kjo sot kundër Trepçës '89.

Që në fillim të ndeshjes ishte skuadra e Istogut që filloi ta sulmoi portën e Manxhollit duke kërkuar golin e parë, pas 4 minutave lojë Jahaj i vendasve godet nga një pozitë e vështirë por topi për pak shkon jashtë portës. F.Gashi në minutën '7 gjuan për mrekulli nga gjuajtja e lirë por drejt e në shtyllën pingule . Mysafirët rastin e parë e regjistruan në minutën '24 kur Hyseni godet nga afërsia topi ishte duke shkuar drejt e në portë por ishte mbrojtësi Morina që më zgjuarësi devijon topin  mbi portën e Hajrizajt duke shpëtuar gol të sigurt.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në fundin e pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 1 të lojës shtesë, ishte Granit Arifaj që depërton në zonën e Trepcës '89 godet dhe shënon golin e epërsisë për vendasit 1-0.

Në pjesën e dytë ishte skuadra mysafire që sulmoi më shumë duke kërkuar golin e barazimit, kurse në anën tjetër Istogu ishte koncentruar për ta ruajtur epërsinë prej një goli, dhe me kundërsulme tentonte të ngriste epërsinë. Kur po luhej minuta '56 ishte Idrizi i mysafirëve që godet fortë nga rreth 20 metra por topi shkon mbi portë, më pas rast të mirë shënimi pati edhe Kurtishaj kur në minutën '65 nga një pozitë e mirë gjuan por ishte portieri fantastik Hajrizaj që pret goditjen e tij. F.Gashi edhe një herë ishte në pozitë të mirë për të shënuar, zhvillohej minuta '73 kur godet nga rreth 20 metra por topi shkon drejt e në portë.

 

Idrizi tentoi përsëri për ta barazuar rezultatin por goditjen e tij e ndali me sukses Hajrizaj, kur kishin mbetur edhe 15 minuta deri në fundin e ndeshjes.

Rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë e pati Krasniqi që bukur kalon dy lojtarë të Trepçës '89 godet nga rreth 18 metra por ishte portieri Manxholli që pret goditjen e tij, kur po luhej minuta '77 e ndeshjes.

Gjyqtari Bajram Gashi akordoi plotë 6 minuta shtesë, kur kishin kaluar 5 minuta të lojës shtesë ishte Granit Arifaj që bukur depërton godet nga rreth 20 metra por ishte portieri Manxholli që ndali goditjen e tij.

 

Kështu edhe pas 6 minutave e 5 sekondave shtesë gjyqtari Gashi jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Trepça '89 1-0.

Pas kësaj fitoreje Istogu ka bërë një hap të madh drejt realizimit të  objektivave të saj, tani Istogu renditet e 8-ta në tabelë me 26 pikë të tubuara, në anën tjëtër pas Istogut janë Vëllaznimi 23 pikë, Drita 22 pikë, kurse në dy pozitat renditen Ferizaj 17 pikë dhe Trepca 15 pikë.