Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Trepçës '89, kthehen F.Gashi dhe Mulaj

Please update your Flash Player to view content.

Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Trepçës '89, kthehen F.Gashi dhe Mulaj

Për ndeshjen kundër Trepçës '89, skuadrës së Istogut i kthehen nga suspendimi, mesfushori Fatlum Gashi dhe sulmuesi anësor Erblind Mulaj.

Trajneri Nazmi Rama për sfidën kundër Trepçës '89 nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Diar Miftarajt dhe Sanel Bandiqit. Miftaraj është i lënduar, pritet të kthehet në ndeshjen e ardhshme kundër Besës.

 

Trajneri Nazmi Rama me dy ndihmësit e tij Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj ftuan këta futbollistë për ndeshjen e së dielës:

 

Portier: Valmir Hajrizaj, Kushtrim Ramosaj

 

Mbrojtës: Besnik Krasniqi, Drilon Shabanaj, Besnik Morina, Kadri Kastrati, Adnan Maxharraj, Armend Ademaj, Leonard Iberdemaj

 

Mesfushorë: Fatlum Gashi, Agron Bruqi, Kushtrim Gashi, Qëndrim Jahaj, Jusuf Sabotiq, Ardian Dervishaj, Enis Miranaj

 

Sulmues: Suad Saliagic, Granit Arifaj, Granit Bajra, Erblind Mulaj

 

 

 

Të dielën nga ora 13:00 në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, zhvillohet ndeshja mjaft interesante: Istogu - Trepça '89 .