E dielë: Istogu - Trepça '89 , ora 13:00

Please update your Flash Player to view content.

E dielë: Istogu - Trepça '89 , ora 13:00

Të dielën, me fillim nga ora 13:00 , në stadiumin '' Demush Mavraj '' në Istog zhvillohet ndeshja mjaft interesante ndërmjet Istogut dhe Trepçës '89.

 

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të javës së 21-të, të Raiffesen Superligës së Kosovës, transmetohet direkt ne Super Sport Kosova.

Pas fitores së madhe që Istogu e arriti të mërkurën përballë Hajvalisë, ky ekip tashmë ka motivin e duhur që të dielën të luftojë vetëm për fitore. Formën në të cilën po kalon Istogu në këto ndeshjet e fundit, mund të presim që edhe të dielën të realizon fitore të madhe përballë një pretendenti tjetër për titull siq është Trepça '89. Por për të arritur fitore në këtë ndeshje futbollistët e Istogut duhet të angazhohen ashtu siq u angazhuan përballë Hajvalisë.

 

Në anën tjetër Trepça '89 para një jave e ndërroi trajnerin, duke e shkuarkuar trajnerin Fahredin Duraku, për të emëruar në pozitën e trajnerit Afrim Tovërlanin. Trepça '89 ka një skuadër kualitative me futbollistë të spikatur, sigurisht që në këtë ndeshje do të lufton vetëm për fitore, në mënyrë që të jetë sa më afër liderit të tabelës.

 

Ndeshja e parë e zhvilluar në vjeshtë, takimi ky që u zhvillua në Mitrovicë, pati përfunduar me fitore të Trepçës '89 me rezultat 4-3.

 

Istogu aktualisht renditet e 8-ta në tabelë me 23 pikë të tubuara, kurse Trepça '89 renditet e 5-ta në tabelë me 31 pikë të tubuara.

 

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

3 fitore, 4 barazime , 3 humbje

Ka shënuar 11 gola, ka pranuar 11 gola.

 

Trepça '89 si mysafirë ka këtë bilanc:

1 fitore, 6 barazime, 3 humbje

Ka shënuar 10 gola, ka pranuar 13 gola.

 

Ndeshjet direkte:

Trepca '89 - Istogu  4-3

Istogu - Trepça '89  0-2    (Liga I)

Trepça '89 - Istogu  3-0    (Liga I)

Istogu - Trepça '89  0-0   (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  1-0    (Superligë )

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Istogu - Hajvalia 2-1

Drita - Istogu  0-0

Istogu - Drenica  1-0

Ferizaj - Istogu  2-1

Istogu - Trepça  2-2

 

5 ndeshjet e fundit të Trepçës '89:

Trepça '89 - Vellaznimi  2-0

Hajvalia - Trepça '89  4-2

Trepça '89 - Kosova (V)  2-0

Drita - Trepça '89  3-2

Trepça '89 - Ferronikeli  1-1