Nazmi Rama përgëzon futbollistët për angazhim dhe tifozët për përkrahje

Please update your Flash Player to view content.

Nazmi Rama përgëzon futbollistët për angazhim dhe tifozët për përkrahje

Pas ndeshjes kundër Hajvalisë trajneri i Istogut Nazmi Rama jep deklaratë për faqen zyrtare të klubit.

 

'' Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja palët, pasi tereni ishte i papërshtatshë për lojë për shkak të shiut. Futbollistët e mi sot treguan që kanë zemër të madhe dhe gjatë gjithë ndeshjes u angazhuan maksimalisht për ta fituar këtë ndeshje shumë të vështirë. Dominuam gjatë gjithë lojës, ishim më të mirë se Hajvalia, krijuam disa raste të mira për shënim, dhe në fund mendoj që shënuam fitore me plotë meritë.

Ani pse pësuam gol që në fillim të ndeshjes futbollistët e mi treguan karakter duke mos u dorëzuar, dhe falë angazhimit të tyre dhe përkrahjes nga tifozët istogas Gjimmat arritëm që në fund ta rikthejmë rezultatin.

Kjo është një fitore e madhe për ne, pasi më këto 3 pikë tashmë renditemi në pozitën e 8-të në tabelë, por kemi edhe shumë ndeshje deri në fundin e kampionatit. Me këto lojëra që po tregojmë jemi rrugës drejt sigurimit të mbijetesës në Superligë, dihet që mbijetesa në Superligë është edhe qëllimi jonë për sivjet.

 

I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre gjatë tërë ndeshjes, i përgëzoj tifozët istogas Gjimmat edhe pse sot ishte koha me shi ata nuk u ndalen dhe na përkrahen deri në fundin e ndeshjes '' ishin fjalët e trajnerit Nazmi Rama.