Istogu - Hajvalia 2-1 (0-1)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Hajvalia 2-1 (0-1)

Istogu - Hajvalia 2-1 (0-1)

0-1 '8 Pevqeli

1-1 '82 Krasniqi

2-1 '94 Krasniqi (pen.)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 800

 

Gjyqtarët e ndeshjes: F.Tahiri, S.Berisha, K.Bajrami, S.Jusufi

Karton i verdhë: Krasniqi (Ist) - Pevqeli, Dragusha (Haj)

 

Gjuajtjet: 10 - 8

Gjuajtjet në portë: 5 - 4

Kornerët: 6 - 8

Pozita jashtë loje: 4-2

 

ISTOGU: Hajrizaj, Morina, Kastrati (Bajra), Shabanaj, , Krasniqi, Dervishaj,  K.Gashi, Bruqi, Jahaj (Ademaj), Saliagiq (Sabotiq), Arifaj.

Trajner: Nazmi Rama.

HAJVALIA: Avdyli, Islami, Hashani, Dragusha, Leci, Ahmeti, Hamiti, Pevqeli (Gashi), Pacolli (Ramadani), Guraziu (Zabërgja), Zeneli.

Trajner: Ismet Munishi

Me dy golat e Besnik Krasniqit skuadra e Istogut ka arritur që ta mposht pretendentin për titull Hajvalinë, dhe atë duke e rikthyer rezultatin nga 0-1 në 2-1.

Futbollistët e Istogut sot ishin të gjithë heronjë të vërtetë, pasi që gjatë tërë ndeshjes u angazhuan maksimalisht, duke dhënë gjithqka nga vetvetja, vetëm e vetëm që sot të korrin fitore të madhe në një ndeshje shumë të vështirë përballë një kundërshtari që po lufton për titullin e kampionit siq është skuadra e Hajvalisë.

Kjo ndeshje u zhvillua në një teren jo të përshtatshëm për lojë, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

 

Istogu e filloi këtë ndeshje me mungesa të shumta, munguan Bandiq, Miftaraj, F.Gashi dhe Mulaj.

Mysafirët nga Prishtina që në fillim kalojnë në epërsi, kur kishin kaluar vetëm 8 minuta nga fillimi i ndeshjes ishte mesfushori Pevqeli që godet portieri Hajrizaj rrëshqet pak disi dhe nuk arrinë që ta ndal topin, kështu Hajvalia kalon në epërsi me golin e Pevqelit 0-1.

Zhvillohej minuta '14 kur Arifaj pranoi një top mbrenda zonës së rreptësisë mbrojtësi mysafirë Dragusha luan me dorë, por për qudi gjyqtari Tahiri nuk akordon penallti për Istogun.

Edhe në minutën '20 ishte një rast mjaft i dyshimtë kur K.Gashi ndalet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësi Leci por edhe kësaj radhe gjyqtari Tahiri nuk tregon në pikën e bardhë.Rast të mirë për ta barazuar e pati Bruqi në minutën '25 por goditja e tij shkoj për pak mbi portë. Më pas ishte edhe Arifaj që pati një mundësi të mirë por goditja e tij shkon për disa centimetra mbi portë.

 

Me epërsi minimale të mysafirëve nga Prishtina përfundoj pjesa e parë 0-1.

Pjesën e dytë Istogasit e fillojnë furishëm duke sulmuar vazhdimisht në kërkim të golit të barazimit. Bruqi pas një krosimi godet bukur me të parën por portieri Avdyli intervenon dhe topi shkon drejt e në shtyllë për të përfunduar në goditje nga këndi.

Nga këndi kroson Jahaj portieri Avdyli nuk arrinë ta devijoj topin por edhe Arifaj nuk e arrinë topin edhe pse porta ishte e zbrazët.

Kur Istogu po sulmonte, Hajvalia organizon një kundërsulm ku Zeneli del i vetëm përballë Hajrizajt por godet jo saktë dhe topi përfundon jashtë portës.

Zhvillohej minuta '82  kur Besnik Krasniqi shënon për ta barazuar rezultatin 1-1.

Hajvalia në minutën e '89 ishte shumë afër golit, kur Zabërgja godet nga afërsia topi e kalon portierin Hajrizaj por nga vija e portës topin e ndal me kokë Dervishaj duke shpëtuar gol të sigurtë.

Gjyqtari kryesor jep 4 minuta shtesë, kur kishin kaluar 3 minuta të lojës shtesë, në zonën e Hajvalisë ishte Sabotiq që godet ndërsa mbrojtësi Dragusha e ndal topin me dorë dhe gjyqtari Tahiri tregon për në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për ta ekzekutuar penalltinë e morri Besnik Krasniqi, i cili në mënyrë mjeshtërore e ekzekuton dhe shënon golin e fitores, 2-1 për vendasit kur kishin mbetur vetëm 30 sekonda nga fundi i ndeshjes.

 

Gjyqtari Tahiri sinjalizon për fundin e ndeshjes: Istogu - Hajvalia 2-1.