Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Hajvalisë

Please update your Flash Player to view content.

Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Hajvalisë

Për ndeshjen kundër Hajvalisë skuadrës së Istogut i kthehen nga suspendimi dy mesfushorët Diar Miftaraj dhe Ardian Dervishaj, gjithashtu kthehet edhe Granit Bajra nga lëndimi.

Kurse do të mungojnë për shkak të suspendimit Fatlum Gashi dhe Erblind Mulaj, gjithashtu mungon edhe portieri Sanel Bandiq që ende nuk është 100 % i gatshëm për lojë.

 

Trajneri Nazmi Rama me dy ndihmësit e tij Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj ftuan këta futbollistë për ndeshjen e së mërkurës:

Portier: Valmir Hajrizaj, Kushtrim Ramosaj

Mbrojtës: Besnik Krasniqi, Drilon Shabanaj, Besnik Morina, Kadri Kastrati, Adnan Maxharraj, Armend Ademaj, Leonard Iberdemaj

Mesfushorë: Diar Miftaraj, Agron Bruqi, Kushtrim Gashi, Qëndrim Jahaj, Jusuf Sabotiq, Ardian Dervishaj, Enis Miranaj

Sulmues: Suad Saliagic, Granit Arifaj, Granit Bajra, Edon Mavraj

 

Në anën tjetër për Hajvalinë do të mungojnë: Faud Karabegu , Leart Emini për shkak të lëndimeve, Arber Prekazi për shkak të suspendimit, kurse Erdin Hashani është në dyshim për shkak të lëndimit.