Të mërkurën: Istogu - Hajvalia, direkt në SSK

Please update your Flash Player to view content.

Të mërkurën: Istogu - Hajvalia, direkt në SSK

Gjatë kësaj mesjave përkatësisht të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet e javës së 20-të në Raifeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Të mërkurën, në stadiumin ''Demush Mavaj'' në Istog, me fillim nga ora 13:00, zhvillohet ndeshja mjaft interesante ndërmjet Istogut dhe Hajvalisë, kjo ndeshje transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja palët, në njerën anë Istogu kërkon vetëm fitore në këtë takim, për tu larguar sa më shumë nga fundi i tabelës, kurse Hajvalia synon në q'do ndeshje vetëm fitore, pasi momentalisht renditet e treta në tabelë dhe është në garë për titullin e kampionit.

 

Istogu  në dy ndeshjet fundit tregoi lojë të mirë, dhe momentalisht po kalon në një formë të mirë, dhe vështirë që Istogu do të lëshon pikë nga kjo përballje, pasi pikët në këtë takim për istogasit do të thojnë shumë. Nëse futbollistët e Istogut angazhohen si në dy ndeshjet e fundit, dhe plus duke ditur pëkrahjen e madhe që i vjen istogasve nga tifozët Gjimmat, atëherë mund të konkludojmë se Hajvalia e ka shumë të vështirë që të nxjerr pikë nga stadiumi ''Demush Mavraj'' .

Hajvalia ka një skuadër shumë kualitative të prirë nga trajneri Ismet Munishi, sivjet synojnë titullin e kampionit.

 

Pas 19 ndeshjeve të zhvilluara Istogu renditet e 10-ta në tabelë me 20 pikë, kurse Hajvalia renditet e 3-ta në tabelë me 32 pikë.

 

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në vjeshtë, Istogu e kishte befasuar Hajvalinë duke e mposhtur si mysafirë me rezultat 2-3.

 

Sportdashës istogas, qytetarë të Istogut, tifozët Gjimmat, ftoheni që të mërkurën të gjithë të jeni prezent në stadium, ta përcillni nga afër këtë ndeshje shumë interesante, si dhe ti përkrahni futbollistët e Istogut drejt fitores së madhe.

 

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

2 fitore, 4 barazime , 3 humbje

Ka shënuar 9 gola, ka pranuar 10 gola.

 

Hajvalia si mysafirë ka këtë bilanc:

4 fitore, 3 barazime, 2 humbje

Ka shënuar 13 gola, ka pranuar 9 gola

 

Ndeshjet direkte:

Hajvalia - Istogu 2-3

Istogu - Hajvalia 1-1

Hajvalia - Istogu 1-0

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Drita - Istogu 0-0

Istogu - Drenica 1-0

Ferizaj - Istogu 2-1

Istogu - Trepca 2-2

Vëllaznimi - Istogu 2-1

 

5 ndeshjet e fundit të Hajvalisë:

Hajvalia - Trepca '89 4-2

Hajvalia - Drita 2-1

Drenica - Hajvalia 1-0

Hajvalia - Ferizaj 1-1

Trepca - Hajvalia 0-0