Drita - Istogu 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Drita - Istogu 0-0

Drita - Istogu 0-0

 

Stadiumi ''Selami Osmani - Bezi'' - Gjilan

Shikues rreth 700

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: A.Tahiri, S.Berisha, I.Kabashi, B.Jahmurati

Karton të verdhë: Kastrati, Haliti, Tusuni, Shaqiri (Dri) - Hajrizaj, F.Gashi, Mulaj (2)

Karton të kuq: Mulaj (Ist) pas dy të verdhëve

 

Gjuajtjet: 7 - 3

Gjuajtjet në portë: 4 - 0

Kornerët: 5 - 3

Pozita jashtë jashtë loje: 3 - 1

 

Drita: Latifi, Kastrati, Haliti, A. Limani, Shillova, Tusuni (Shaqiri), Murati, Osmani, M. Limani, Ajdari, Gashi (Fejzullahu).

Trajner: Sedat Pajaziti.

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Kastrati, Krasniqi, Shabanaj, K.Gashi, Shabotiq (Jahaj), Mulaj, Bruqi, F.Gashi (Ademaj), Arifaj (Saliagiq)

Trajner:Nazmi Rama.

Derbi i skuadrave që po luftojnë për mbijetesë Drita - Istogu pas 90 minutave lojë dhe 10 minutave të lojës shtesë përfundoi pa gola, kështu të dy ekipet inkasuan nga një pikë nga kjo sfidë.

Istogu luajti plotë 73 minuta me një lojtar më pak në fushë, pasi Mulaj në minutën '27 u ndëshkua me karton të kuq, pas 2 të verdhëve. Falë angazhimit maksimal të të gjithë futbollistëve në fushë, në fund istogasit me plotë meritë morrën një pikë nga ky ballafaqim i vështirë.

 

Drita ishte skuadër që kishte dominimin në lojë, e mbajti topin më shumë se Istogu, kërkoj golin deri në qastet e fundit të ndeshjes, por ishte mbrojtja e Istogut që sot ishte e pathyeshme dhe nuk lejoi që gjilanasit të shënojn gol.

 

 

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i ashpër nga të dyja palët që tregon fakti se kur po zhvillohej minuta '23 ishin shpërndarë 5 kartonë të verdhë nga gjyqtari Artan Tahiri. Luhej minuta '27 kur pas një ndërhyrjeje të palejuar nga Mulaj gjyqtari Artan Tahiri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe i tregon kartonin e kuq Mulajt, kështu Istogu mbeti me 10 futbollistë në fushë.

Zhvillohej minuta '38 kur Shillova i vendasve del përballë portierit Hajrizaj godet fortë por topi shkon drejt e në shtyllën pingule.

Istogu rastin e vetëm në këtë ndeshje e pati në minutën '41 kur Kushtrim Gashi në pozitë të mirë godet nga 20 metra por topi për pak shkon mbi portë. Në minutën  e '45 nga gjuajtja e lirë godet Limani i Dritës, por intervenon mjaft mirë portieri Hajrizaj dhe shpëton Istogun nga pësimi i golit. Vetëm në pjesën e parë gjyqtari kryesor jepi 5 minuta shtesë.

 

Në pjesën e dytë ishte Drita që kërkonte golin, por mbrojtja e Istogut ishte në nivelin e duhur dhe nuk la shumë hapësira për sulmuesit e Dritës, sa që tregon fakti se gjatë gjithë pjesës së dytë Drita e pati vetëm një rast të volitshëm për shënim, kur zhvillohej minuta '90 Shillova godet nga afërsia por edhe një herë intervenon mjaft mirë Hajrizaj dhe nuk lejon që Drita të shënon gol.

 

Pas edhe 5 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari Tahiri , përfundoi ndeshja në Gjilan: Drita - Istogu 0-0.