Java e 19-të: Drita - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 19-të: Drita - Istogu

Java e 19-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës starton ditën e premte me ndeshjen Trepca - Ferronikeli, të shtunën zhvillohet ndeshja: Drenica - Besa , kurse katër takimet tjera zhvillohen të dielën.

Të dielën, në stadiumin ''Selami Osmani - Bezi'' në Gjilan, me fillim nga ora 13:00 zhvillohet derbi i skuadrave që po luftojnë për mbijetesë, takohen Drita dhe Istogu.

Aktualisht Drita renditet e 8-ta në tabelë me 20 pikë të tubuara, kurse Istogu ka vetëm një pikë më pak se Drita, pra ka tubuar deri më tani 19 pikë, renditet e 10-ta në tabelë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Istog pati pëfunduar me rezultat të barabartë 1-1, në atë ndeshje ishte Istogu që kishte dominuar gjatë gjithë ndeshjes por që në fund u deshtë të pajtohet me vetëm një pikë.

Drita në krahasim me stinorin vjeshtor, tashmë është skuadër shumë me e fortë, pasi në afatin e Janarit ka bërë 4-5 përforcime shumë kualitative. Në anën tjetër Istogu me lojën e treguar në javën e fundit përballë Drenicës, tregoi se mund ta mposhtë q'do skuadër të Superligës.

 

Drita si vendas në 9 ndeshjet e zhvilluara ka këtë bilanc:

4 fitore, 3 barazime, 2 humbje, ka shënuar 14 gola ndërsa ka pranuar 8 gola.

 

Istogu si mysafirë ka këtë bilanc:

3 fitore, 0 barazime, 6 humbje, ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar 23 gola.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Drita 1-1 (Superligë)

Drita - Istogu 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 4-2 (Liga I)

Drita - Istogu 1-1 (Liga I)

Drita - Istogu 3-1 (Superligë)

Istogu - Drita 2-0  (Superligë)

 

5 ndeshjet e fundit të Dritës:

Hajvalia - Drita 2-1

Drita - Trepca '89 3-2

Drita - Drenica 4-0

Ferizaj - Drita 0-0

Drita - Trepca 0-0

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Istogu - Drenica 1-0

Ferizaj - Istogu 2-1

Istogu - Trepca 2-2

Vëllaznimi - Istogu 2-1

Istogu - Kosova (V) 1-2