Istogu - Drenica 1-0

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Drenica 1-0

Istogu - Drenica 1-0 (0-0)

1-0  '72 Besnik Krasniqi (pen.)

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 1 500

Gjyqtarët e ndeshjes: Mervan Bejtullahu, Benon Kepuska ,Selami Haziri, Besnik Batalli.

 

Karton të verdhë: F.Gashi, Kastrati, Shabanaj, Hajrizaj (Ist) - Thaqi, Dushi, Tahiri, Cakaj (Dre)

 

Gjuajtjet: 12 - 7

Gjuajtjet në portë: 6 - 3

Kornerët: 5-1

Pozita jashtë loje: 2-1

Istogu:  Valmir Hajrizi, Besnik Krasniqi, Besnik Morina, Kadri Kastrati, Drilon Shabanaj, Erblind Mulaj (Dervishaj), Diar Miftaraj, Agron Bruqi, Fatlum Gashi, Suad Saliagiq (Jusuf Sabotiq), Granit Arifaj.

Trajner: Nazmi Rama.

 

Drenica: Burim Sadiku, Fetah Ibrahimi, Azem Bejta, Ismet Cakaj, Sami Geci, Liridon Syla, Arbios Thaqi (Filonit Shaqiri), Besart Dushi, Kastriot Mehmeti (Shkelzen Lushtaku), Hysen Tahiri, Dren Gashi.

Trajner: Tahir Lushtaku.

Istogu me plotë meritë shënoi fitore përballë Drenicës, duke e mposhtur minimalisht 1-0. Kjo është një fitore e madhe për Istogun, pasi 3 pikët e arkëtuara sot Istogun e ngritin në pozitën e 10-të me 19 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Vëllaznimi që renditet e 9-ta.

Gjatë gjithë ndeshjes Istogu dominoi me lojë duke krijuar raste të shumta për shënim, u pa një angazhim i pashoq në radhët e futbollistëve istogas, të cilët sot e deshën fitoren si kurrë më parë.

Në anën tjetër Drenica gjatë gjithë ndeshjes u mbrojtë, dhe gjatë gjithë ndeshjes vetëm një rast të mirë shënimi e pati.

 

Rastin e parë në këtë ndeshje e pati Drenica, kur pas një krosimi nga afërisa godet Syla por për pak jashtë portës, kur kishin kaluar 25 minuta nga fillimi i ndeshjes.

Zhvillohej minuta '30 kur Krasniqi i vendasve godet nga afërisa por jo saktë. Rastin më të mirë për Istogun në pjesën e parë e pati Arifaj ,kur pas një pasimi nga Mulaj, Arifaj del i vetëm përballë portierit Sadiku por godet drejt e në portier. Vetëm 4 minuta më vonë nga largësia godet Bruqi i vendasve por edhe ky mbi portë.

Në pjesën e dytë Istogu vazhdoi ta sulmonte portën e drenicakëve, në kërkim të golit të epërsisë. Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Saliagic depërton në zonën e rreptësisë por godet plogësht dhe topi shkon drejt e në duart e portierit Sadiku.

Kur zhvillohej minuta e '71 e ndeshjes Miftaraj depërton në zonën e rreptësisë ku mbrojtësi mysafirë Cakaj shkakton ndërhyrje të palejuar në Miftarajn , dhe gjyqtari Bejtullahu akordon penallti për Istogun. Përgjëgjsinë për të goditur nga penalltia e morri Besnik Krasniqi, i cili godet saktë dhe kalon Istogun në epërsi 1-0, në stadium u pa një gëzim i madh i tifozëve istogas pas këtij goli.

Pas pësimit të golit Drenica tentoi që të sulmonte portën e Hajrizajt, por që aksionet e tyre kryesisht u ndalshin në mesin e fushës. Në minutën e fundit pas një kundërsulmi Miftaraj i vendasve del i vetëm përballë portierit Sadiku, ku goditjen e Miftarajt për mrekullin e ndal Sadiku i mysafirëve.

 

Pas edhe tre minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari Bejtullahu ,përfundon ndeshja në Istog: Istogu - Drenica 1-0.