Istogu me gjysmë forcë eleminon Dukagjinin

Please update your Flash Player to view content.

Istogu me gjysmë forcë eleminon Dukagjinin

Istogu - Dukagjini 1-0 (0-0)

1-0 '61 Granit Arifaj

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 800

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Idriz Kelmendi, Alban Ejupi, Fatmir Sekiraqa

 

Karton i verdhë: Arifaj, Mulaj,Gashi (Ist) - Bajraktari, Berisha, Palushaj, Bucaliu (Duk)

 

Gjuajtjet: 11 - 8

Gjuajtje në portë: 5 - 2

Kornerët: 2 - 2

Pozita jashtë loje: 3 - 3

Istogu: Valmir Hajrizaj (c), Leonard Iberdemaj (Besnik Krasniqi) , Kadri Kastrati, Drilon Shabanaj, Armend Ademaj, Ardian Dervishaj, Nikollë Prekaj (Diar Miftaraj), Kushtrim Gashi, Erblind Mulaj, Enis Miranaj, Granit Arifaj (Suad Saliagic)

Trajner: Nazmi Rama

 

Dukagjini: Visar Haxhijaj, Valdrin Bucaliu, Emanuell Zallaj, Halil Kabashi, Liridon Palushaj, Kastriot Berisha, Burim Bajraktari, Endrit Elezaj (Metë Millaku ), Selim Bajramaj (Granit Elezaj), Leorant Dakaj (c), Arb Manaj (Altin Merlaku)

Trajner: Idriz Elezi

Istogu me gjysmë forcë e ka eleminuar Dukagjinin e Klinës nga kupa e Kosovës, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0. Në këtë takim Istogu luajti thuajse me ekipin e dytë, duke i inkuadruar rezervistët dhe disa juniorë në këtë ndeshje.

Sot në fushë për Istogun nga fillimi startuan vetëm 3 futbollistë të formacionit të parë, kurse Dukagjini u paraqit me ekipin e parë.

Mysafirët nga Klina ishin të parët që rrezikuan portën e Hajrizajt, kur luhej minuta '17 Dakaj godet nga rreth 20 metra por për pak mbi portë. Zhvillohej minuta '25 ku së pari godet K.Gashi portieri Haxhijaj pret topin, dhe topi i kthehet Miranaj i cili nga afërsia godet për pak mbi portë, ishte ky rasti më i mirë për Istogun në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ishte skuadra e Istogut që tregoi lojë më të mirë dhe ishte më kërkuese se skuadra e Dukagjinit.

 

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën '61 kur Dervishaj asiston bukur me kokë për Granit Arifaj i cili në mënyrën e tij të preferuar me gërshërr shënon gol të bukur për epërsinë e Istogut 1-0.

Pas këtij goli trajneri Nazmi Rama vendos ti inkuadron në lojë tre futbollistë të formacionit standard: Diar Miftaraj, Suad Saliagic dhe Besnik Krasniqi, të cilët e stabilizuan lojën e Istogut në masë të madhe.

Rast të volitshëm për shënim pati Suad Saliagic kur në minutën '83 e paraballoi për mrekulli portierin mysafirë Haxhiaj, por topi për disa centimetra kaloi mbi portë.

Pas edhe katër minutave shtesë gjyqtari Kelmendi jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Dukagjini 1-0.

 

 

Pas kësaj fitore Istogu tashmë është kualifikuar në 8 ekipet më të mira në Kosovë, 6 ekipet që tashmë janë kualifikuar janë: Trepca '89, Llapi, Besa, Ferronikeli, Istogu, Drenica.

Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Granit Arifaj që sot tregoi lojë mjaft të mirë, duke shënuar edhe golin e fitores.

''Jam i lumtur që sot shënuam fitore përballë Dukagjinit, edhe pse luajtëm me gjysmë forcë arritëm me plotë meritë që të kualifikohemi në 8 ekipet më të mira në Kosovë. Shpresoj që më këtë ritëm të vazhdojmë edhe të shtunën përballë Drenicës.

Gjithashtu jam shumë i kënaqur që sot shënova gol, besoj që ky gol është vetëm fillimi i rikthimit të formë sime '' deklaroi pas ndeshjes Granit Arifaj.