Të mërkurën: Istogu - Dukagjini

Please update your Flash Player to view content.

Të mërkurën: Istogu - Dukagjini

Të mërkurën në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, me fillim nga ora 13:00, zhvillohet ndeshja e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës, ku Istogu e pret Dukagjinin e Klinës.

Edhe rrethi i dytë i Digitalb Kupës së Kosovës zhvillohet me sistem eleminimi, pra me vetëm një ndeshje.

Skuadra e Istogut aktualisht renditet e parafundit në Superligën e Kosovës me 16 pikë të tubuara, kurse skuadra e Dukagjinit renditet e 9-ta në tabelë me 20 pikë të tubuara në Ligën e Parë të Kosovës.

Në ndeshjet direkte ndërmjet Istogut dhe Dukagjinit, skuadra e Istogut ka bilanc më të mirë, ku në 6 ndeshjet e fundit Istogu ka realizuar 4 fitore, një ndeshje ka përfunduar me barazim, dhe një ndeshje e ka fituar Dukagjini,

Skuadra nga Klina në 3 udhëtimet e fundit në Istog, ka pësuar 3 humbje.

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Idriz Kelmendi, Alban Ejupi, Fatmir Sekiraqa

 

Përballjet direkte:

Istogu - Dukagjini 3-0

Dukagjini - Istogu 1-1

Dukagjini - Istogu 1-0

Istogu - Dukagjini 2-0

Dukagjini - Istogu 0-1

Istogu - Dukagjini 1-0