Nazmi Rama kërkon angazhim maksimal nga futbollistët dhe përkrahje të madhe nga Gjimmat

Please update your Flash Player to view content.

Nazmi Rama kërkon angazhim maksimal nga futbollistët dhe përkrahje të madhe nga Gjimmat

Në prag të ndeshjes mjaft të rëndësishme kundër Drenicës, trajneri i Istogut Nazmi Rama dha një deklaratë për faqen zyrtare të klubit.

 

''Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, ndoshta loja më e rëndësishme deri më tani. Kërkoj nga lojtarët e mi një angazhim maksimal në fushë, kërkoj nga tifozët istogas ''Gjimmat''  të cilët gjatë tërë sezonit kanë qenë lojtari i 12-të për ne, që të shtunën të vijnë në numër sa më të madh në stadium, për ta ndihmuar ekipin tonë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme përballë Drenicës.

Jam shumë optimistë që në këtë lojë të gjithë do ta jepin atomin e fundit të fuqisë së tyre, vetëm e vetëm që këtë ndeshje ta fitojmë.

Fitorja eventuale në këtë takim do të ishte një lehtësi për të gjithë neve dhe në vazhdimin e garave do të merrnin frymë pak më lirshëm '' këto ishin fjalët e trajnerit Rama para ndeshjes me Drenicën.

 

Të ju rikujtojmë ndeshja Istogu - Drenica zhvillohet të shtunën, nga ora 13:00, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog.

 

 

Ekipi Yt ka nevojë për përkrahjen tënde, andaj të shtunën në ora 13:00 të gjithë të jemi prezent në stadium, ti ndihmojmë klubin tonë drejt fitores në këtë ndeshje mjaft të vështirë.