Java e 18-të: Istogu - Drenica

Please update your Flash Player to view content.

Java e 18-të: Istogu - Drenica

Në kuadër të javës së 18-të skuadra e Istogut është nikoqire e Drenicës.

Ndeshja Istogu - Drenica zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, me fillim nga ora 13:00.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Istogun, pasi që momentalisht renditet e parafundit në tabelë, dhe në këtë sfidë vetëm arkëtimi i tri pikëve do ti kryente punë Istogut.

Istogu synon vetëm fitore përballë Drenicës, në mënyrë që të largohet nga fundi i tabelës. Kjo ndeshje nuk është aspak e lehtë për futbollistët tanë, andaj klubi jonë ka nevojë të madhe për përkrahjen e tifozëve istogas Gjimmat, si dhe futbollistët e Istogut në fushë të angazhohen maksimalisht për të dalur fitues në këtë ndeshje të vështirë.

Drenica renditet e 7-ta në tabelë me 24 pikë të tubuara. Deri më tani ka shënuar 22 gola ndërsa ka pranuar 18 gola.

Ndeshja e parë e këtij sezoni e zhvilluar në Skënderaj pati përfunduar me fitore të Istogut, me rezultat 2-3.

 

Istogu si vendas ka këtë bilanc:

1 fitore, 4 barazime , 3 humbje

Ka shënuar 8 gola, ka pranuar 10 gola

 

Drenica si mysafirë ka këtë bilanc:

1 fitore, 1 barazim, 6 humbje

Ka shënuar 6 gola, ka pranuar 14 gola

 

Përballjet direkte:

Drenica - Istogu 2-3

Drenica - Istogu 1-1

Istogu - Drenica 1-0

Drenica - Istogu 2-1

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Ferizaj - Istogu 2-1

Istogu - Trepça 2-2

Vëllaznimi - Istogu  2-1

Istogu - Llamkos Kosova  1-2

Ferronikeli - Istogu  3-1

 

5 ndeshjet e fundit të Drenicës:

Drenica - Hajvalia 1-0

Drita - Drenica 4-0

Drenica - Trepça '89 0-0

Drenica - Ferizaj 1-0

Trepça - Drenica 1-0