Ferizaj - Istogu 2-1

Please update your Flash Player to view content.

Ferizaj - Istogu 2-1

KF Ferizaj - KF Istogu 2-1 (1-0)

1-0 '37 Rusi

2-0  '61 Rusi

2-1  '88 Saliagic

 

Stadiumi '' Ismet Shabani '' - Ferizaj

Shikues rreth 400

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Bajram Gashi, Safet Berisha, Gezim Mehmeti, Isak Ceroviku

 

Karton i verdhë: Kuka, Rusi, Qerkini (Fr) - Miftaraj, Mulaj (Is)

 

Gjuajtjet: 6 - 3

Gjuajtjet në portë:  4-2

Kornerët : 11 - 4

Pozita jashtë loje: 4-5

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi (c), Bardhi, Idrizi, Qerkini, Pira (Bushi) , Berisha, Idrizi Me, Bytyqi (Prekopuca) , Rusi (Rusinovci), Kuka .

 

 

Istogu: Hajrizaj (c), Krasniqi, Morina, Shabanaj, Kastrati, Miftaraj (Prekaj), Dervishaj (Saliagic), F.Gashi, Bruqi (Mulaj), Sabotiq, Arifaj.

Istogu sot është mposhtur nga Ferizaj me rezultat 2-1, por që shumë lehtë ka mundur që të kthehet me një pikë në Istog, por ishte gjyqtari anësor Mehmeti që ja anuloj një gol mjaft të dyshimtë skuadrës së Istogut.

Fillimi i ndeshjes i takoi vendasve të cilët kërkonin që të shënonin sa më parë, fillimisht Kuka godet me kokë por intervenon portieri Hajrizaj.

Zhvillohej minuta e '15 kur Arifaj pati mundësi të mirë shënimi, por duke e pranuar topin ai e prek topin me dorë dhe kështu gjyqtari Gashi e ndërprenë këtë aksion.

 

Vendasit kalojnë në epërsi në minutën '37 kur pas një krosimi për mrekulli godet Rusi dhe shënon 1-0.

Në pjesën e dytë Istogu ishte skuadër më kërkuese dhe zhvillojë lojë më të mirë se vendasit. Rastin më të mirë për ta barazuar e pati Mulaj i Istogut, kur në minutën '50 pas një pasimi të bukur nga ana e Gashit, Mulaj del përballë portierit godet por intervenon portieri Rexhepi.

Pas një kundërsulmi vendasit shënojnë edhe golin e dytë, ishte përsëri Rusi që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi 2-0, kur po luhej minuta '61.

Zhvillohej minuta '76 kur Istogut ju anulua një gol mjaft i dyshimtë i shënuar nga Arifaj, ishte Mulaj që depërton nga krahu pason  bukur për Arifaj që shënon nga afërsia, por  gjyqtari anësor Mehmeti e ngrit flamurin për pozitë jashtë loje.

Istogu shënon gol duke e zvogëluar epërsinë në 2-1, ishte Arifaj që pason për mrekulli për Saliagic i cili i vetëm përballë portierit me gjakëftofësi shënon.

 

Deri në fund Istogu tentoi për ta barazuar rezultatin por mbrojtja vendase nuk e lejoj këtë, dhe kështu pas edhe 3 minutave shtesë gjyqtari kryesor Gashi dha shenjën për përfundimin e ndeshjes Ferizaj - Istogu 2-1.