Java e 17-të: Ferizaj - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java e 17-të: Ferizaj - Istogu

Gjatë këtij vikendi starton stinori pranveror në futbollin e Kosovës, stinori pranveror starton të premten me ndeshjen: Drita - Trepça '89.

Të dielën në stadiumin '' Ismet Shabani '' në Ferizaj, zhvillohet ndeshja mjaft interesante ndërmjet dy skuadrave që po luftojnë me te gjitha forcat  që të mbijetojnë në Superligë, takohen Ferizaj dhe Istogu, ndeshje kjo që fillon në ora 13:00.

Ferizaj aktualisht është e fundit në tabelë me 14 pikë të tubuara, kurse Istogu renditet e 10-ta në tabelë me 16 pikë të tubuara.

Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Istog, pati përfunduar me fitore të Istogut me rezultat minimal 1-0.

 

Ferizaj në 8 ndeshjet e zhvilluara si vendas ka këtë bilanc: 3 fitore, 3 barazime , 2 humbje, ka shënuar 10 gola ndërsa ka pranuar 8 gola.

 

Istogu si mysafirë në 8 ndeshje ka këtë bilanc: 3 fitore, 0 barazime, 5 humbje, ka shënuar 14 gola ndërsa ka pranuar 21 gola.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Ferizaj 1-0

Istogu - Ferizaj 1-2

Ferizaj - Istogu 1-0

Istogu - Ferizaj 1-0

Ferizaj – Istogu 2-1

Istogu – Ferizaj 2-3

Ferizaj – Istogu 2-0

Istogu – Ferizaj 2-0

Ferizaj – Istogu 2-0

 

Istogu asnjeherë nuk ka arritur që të nxjerrë pikë në Ferizaj, tash ka ardhur koha që të thyhet kjo traditë dhe Istogu të dielën të kthehet me pikë nga Ferizaj.

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Istogu - Trepça 2-2

Vëllaznimi - Istogu  2-1

Istogu - Llamkos Kosova  1-2

Ferronikeli - Istogu  3-1

Istogu - Prishtina  0-0

 

5 ndeshjet e fundit të Ferizaj:

Hajvalia - Ferizaj 1-1

Ferizaj - Drita 0-0

Drenica - Ferizaj 1-0

Ferizaj - Trepça '89  0-0

Ferizaj - Trepça 3-1