Ndeshje miqësore: Istogu - Vëllaznimi 0-2 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje miqësore: Istogu - Vëllaznimi 0-2 (0-0)

Istogu - Vëllaznimi 0-2

0-1 '61 Dushi

0-2 '86 Vokshi

 

Istogu në pjesën e parë u paraqit më këtë formacion:

Hajrizaj, Krasniqi, Morina, Shabanaj, Kastrati, Miftaraj, F.Gashi, Bruqi, Sabotiq, Arifaj, Saliagic

Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe këta lojtarë:

Podrimaj, Iberdemaj, Dervishaj, Maxharraj, Ademaj, Kuqi, Haxhiaj, K.Gashi, Mulaj, Miranaj.

Gjyqtarët e ndeshjes:

Elvis Bicaj, Granit Jahaj, Labinot Alijaj

Sot në stadiumin ''Demush Mavraj '' në Istog, në praninë e rreth 300 spektatorëve u zhvillua ndeshja me karakter miqësor ndërmjet Istogut dhe Vëllaznimit nga Gjakova.

Pas 90 minutave fitorja i takoi mysafirëve nga Gjakova, të cilët e mposhtën Istogun me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat thuajse u paraqitën me ekipin e parë, kurse ne pjesën e dytë të dyja palët provuan ekpin e dytë.

 

 

Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e barabartë, të dyja skuadrat u koncentruan më tepër në mesfushë, u krijuan pak raste të mira për shënimi.

Në pjesën e dyte të dy trajnerët vendosën që ti provojn të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion, rezervat e Vëllaznimit u treguan më të sukses'shëm se rezervat e Istogut, ku gjatë pjesës së dytë arritën që të shënojn dy herë në portën e Istogut.

Fillimisht epërsin gjakovarëve ja dhuroi sulmuesi Dushi që shënon nga afërsia, 0-1 kur po luhej minuta '61.

 

Krejt në fundin e ndeshjes Vëllaznimi arriti që ta rritë epërsin në 0-2, pas golit të shënuar nga i riu Vokshi.

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese e Istogut, në dy ndeshjet mëhershme pati këto rezultate: Ferronikeli - Istogu 3-2, Trepca - Istogu 0-1.