Ndeshje miqësore: Trepça - Istogu 0-1

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje miqësore: Trepça - Istogu 0-1

KF Trepça - KF Istogu 0-1 (0-1)

0-1 '3 Erblind Mulaj

 

Istogu në pjesën e parë u paraqit më ketë formacion:

Bandiq, Iberdemaj, Kuqi, Maxharraj, Ademaj, Dervishaj, Bruqi,Miranaj, Prekaj, Sabotiq, Mulaj.

 

Kursen në pjesën e dytë Istogu u paraqit me ketë formacion:

Hajrizaj, Krasniqi, Kastrati, Morina, Shabanaj, K.Gashi, Miftaraj, F.Gashi, Jahaj (Haxhijaj), Saliagiq, Arifaj

 

Sot në fushën sintetike ''Australia'' në Mitrovicë u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Trepçës dhe Istogut.

 

Mysafirët nga Istogu e fituan këtë ndeshje miqësore me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga i riu  Erblind Mulaj.

Ndeshja në pjesën e parë ishte shumë korrekte nga të dyja palët, por në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje mjaft e ashpër, më shumë ndërhyrje të palejushme, e këtë në masë të madhe e ndihmoj edhe gjyqtari kryesor Gëzim Mehmeti i cili u pa që nuk e ka përgaditjen e duhur për ta gjykuar një ndeshje si gjyqtari kryesor.

 

Në pjesën e dytë nga gjyqtari Mehmeti u përjashtuan plotë 4 futbollistë, për shkak të fjalosjeve ndërmjet lojtarëve, fillimisht në minutën '68 Diar Miftaraj i Istogut dhe Kujtim Kutllovci i Trepçës përjashtohen me karton të kuq. Më vonë u përjashtuan edhe Suad Saliagic i Istogut dhe Flakron Iberdemaj i Trepçës.

Istogu që në fillimin e ndeshjes krijoi epërsinë prej një goli, kur kishin kaluar vetëm tre minuta nga fillimi i ndeshjes futbollisti i ri Erblind Mulaj shënon për mrekullit për rezultatin 0-1.

 

Pas këtij goli të dyja skuadrat ishin të koncentruara më shumë në mesfushë, vendasit i patën dy raste të mira shënimi, së pari Hajdari godet por intervenon për mrekulli Bandiq, më pas edhe Voca godet nga gjuajtja e lirë por për pak mbi portë. Në anën tjetër Istogu pati rast të mirë shënimi nëpërmjet Sabotiqit që bukur depërton nga krahu godet por drejt e në portier.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kryen shumë zëvendësime, provuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Për Istogun nga minuta e '46 u paraqit edhe përforcimi më i ri Besnik Krasniqi, që tregoi lojë të mirë. Krasniqi luajti në pozitën e mbrojtësit të djathtë, kurse Morina luajti në qendër të mbrojtjes , në këtë pozitë Morina sot pati paraqitje mbresëlënese, pasi u tregua shumë i sukses'shëm përballë sulmuesve të Trepçës.

Portieri Hajrizaj pati dy intervenime mjaft të mira, fillimisht Babaj godet nga 20 metra por Hajrizaj intervenon, kursë krejt në fundin e ndeshjes përsëri Voca provoi të shënoj nga gjuajtja e lirë por intervenoi përsëri portieri Hajrizaj.

 

 

Kjo ishte ndeshja e dytë përgaditore për skuadrën e Istogut, ndeshjen e parë e humbi përballë Ferronikelit me rezultat 3-2, në javën e ardhshme pritet që Istogu ta zhvillon edhe ndeshjen e tretë përgaditore.