Zyrtare: Istogu bën goditjen e madhe, transferon super lojtarin Besnik Krasniqi

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Istogu bën goditjen e madhe, transferon super lojtarin Besnik Krasniqi

Istogu ka bërë goditjen e madhe në këtë afat kalimtar , pasi që sot arriti ta transferojë mbrojtësin më të mirë të krahut në futbollin kosovar, bëhet fjalë për mbrojtësin Besnik Krasniqi që në Istog u transferua nga Teuta e Durrësit.

 

Besnik Krasniqi është mbrojtës i krahut të djathtë, përveq që është shumë efikas në mbrojtje, specialitet i tij është avancimi në sulm dhe krosimet e shumta dhe të sakta që i kryen në sulm.

Ka një karrierë të sukses'shme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Edhe pse është vetëm 25 vjeçar, Besniku me Prishtinën ka arritur që tri herë të shpallet kampion i Kosovës dhe një herë ka fituar Kupën e Kosovës. Ka fituar gjithçka që është e mundur në futbollin kosovar.

 

Krasniqi ishte ndër lojtarët kyq të Prishtinës në këto suksese, dha kontribut mjaft të madh.

Karrierën e filloi në Prishtinë, ku për seniorët e Prishtinës debutoi në moshën 17 vjeçare, për 6 vite me radhë ishte pjesë e formacionit standard të Prishtinës. Në vitin 2013 Besniku transferohet në klubin e madh të Shqipërisë, KF Partizani.

Pas Partizanit vendosi që karrierën ta vazhdoj tek Teuta e Durrësit, ku ishte pjesë e Teutës deri më tani.

 

 

''Jam i kënaqur që kam arritur marrëveshje me klubin simpatik të Istogut. Pikë së pari ta sigurojm mbijetesën në Superligë. Istogu është një ekip simpatik dhe me një kryesi shumë serioze dhe me një trajner shumë të mirë. Besoj se do të kaloj si në shtëpin time, pasi dihet që Istogu është një klub që mikëpritja është në nivelin më të lartë '' këto ishin fjalët e përforcimit më të ri, njeheritë përforcimit më të madh të Istogut, Besnik Krasniqi.