Ndeshje miqësore: Ferronikeli - Istogu 3-2 (1-1)

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje miqësore: Ferronikeli - Istogu 3-2 (1-1)

Ferronikeli - Istogu 3-2 (1-1)

0-1 '20 Miftaraj

1-1 '27 Istogu

1-2 '54 Iberdemaj

2-2 '85 Eminhaziri

3-2 '90 Zariqi

 

Istogu: Bandiq, Iberdemaj, Shabanaj, Maxharraj, Kastrati, Miftaraj, K.Gashi, Jahaj, F.Gashi, Saliagiq, Arifaj

 

Në pjesën e dytë Istogu luajti me këtë formacion:

Hajrizaj, Iberdemaj, Haxhijaj, Kuqi, Ademaj (Musolli), Dervishaj, Bruqi, Prekaj, Miranaj, Mulaj, Sabotiq

 

Sot në fushën sintetike ''Australia'' në Mitrovicë u zhvillua ndeshja me karakter miqësor ndërmjet liderit të Superligës, Ferronikelit dhe Istogut.

Edhe pse ishte dy herë në epërsi Istogu, në fund u mposht nga Ferronikeli me rezultat 3-2.

Për Istogun sot u paraqitën të gjithë futbollistët, u provuan edhe disa lojtarë të rinjë që kanë ardhur nga juniorët e Istogut.

Sot prezentë në lojë ishin edhe përforcimet si: Jahaj, Hajrizaj, Bruqi dhe Iberdemaj.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat u paraqiten më formacionin e parë, kurse në pjesën e dytë të dy ekipet u paraqiten pothuajse me ekpin e dytë.

Istogu kalon në epërsi në minutën e '20 kur së pari nga goditja e lirë godet Fatlum Gashi portieri Kolshi intervenon por topi i kthyer shkon deri tek Miftaraj që godet saktë dhe shënon 0-1.

 

Ferronikeli barazon rezultatin në minutën '27 ku pas një krosimi nga këndi Vlersim Istogu godet me kokë nga afërsia dhe shënon 1-1.

Përforcimi Leonard Iberdemaj kalon Istogun në epërsi, ku shënon me kokë pas një krosimi nga Nikollë Prekaj, për rezultatin 1-2.

Eminhaziri shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2-2, kur po luhej minuta '85.

 

Krejt në fundin e takimit Ferronikeli shënon përmes Zariqit për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje: Ferronikeli - Istogu 3-2.