Zyrtare: Leonard Iberdemaj përforcon mbrojtjen e Istogut

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Leonard Iberdemaj përforcon mbrojtjen e Istogut

Nga sot edhe zyrtarisht pjesë e klubit futbollistik Istogu është mbrojtësi pejan Leonard Iberdemaj, që sot nënshkroi kontratë me klubin tonë për 6 muaj.

Iberdemaj u transfera në Istog nga Besa e Pejës, mbrojtësi ishte pjesë e Besës për 4 vite e gjysmë.

Leonardi luan me këmbën e djathtë, i luanë mjaft mirë të gjitha pozitat në mbrojtje, pra është gjoker në mbrojtje.

Mbrojtësi pejan është vetëm 23 vjeqar, ka përvojën e duhur për ti ndihmuar skuadrës së Istogut, në fazën defanzive.

'' Jam i lumtur që sot nënshkrova për Istogun, për këtë klub kam vetëm fjalë të mira. Për Istogun luajnë shumë shokë të mi që kam luajtur bashkë me ta edhe në Besë, dhe me sugjerimin e tyre vendosa që ti bashkohem Istogut. Për Istogun do ta jepi maksimumin tim, shpresoj ti ndihmojë Istogut dhe besojë shumë se në fund të kampionatit do të renditemi në mesin e tabelës në Superligë. Kam shikuar disa ndeshje në Istog, kanë një tifozëri të zjarrtë, është kënaqësi të luash para shumë tifozëve istogas '' këto ishin fjalët e para të përforcimit më të ri të Istogut Leonard Iberdemaj.