Zyrtare: Qendrim Jahaj huazohet për 6 muaj në Istog

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Qendrim Jahaj huazohet për 6 muaj në Istog

Istogu ka bërë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar, pasi në radhët e veta ka sjelllur një futbollist mjaft cilësorë siq është mesfushori i ri Qendrim Jahaj.

Jahaj huazohet në Istog nga FC Prishtina për 6 muaj. Kjo lëvizje u bë falë bashkëpunimit të shkëlqyshëm që krerët e Istogut e kanë me krerët e Prishtinës.

20 vjeqari në Prishtinë u transferua në korrik të vitit 2013 nga skuadra e Istogut.

 

Qendrimin të gjithë qytetarët e Istogut dhe tifozët istogas e njohin nga afër dhe shumë mirë i dijnë cilësitë e këtij lojtari fantastik, andaj sigurisht që më këtë përforcim të gjithë jeni më se të kënaqur.

 

Qëndrim Shefqet Jahaj u lind me 29 Prill 1994 në Istog. Hapat e parë të futbollit i mësoi nga trajneri i mirënjohur Kemajl Saliagic. Qëndrimi që në moshën 15 vjeçare paraqitet në ekipin e parë të Istogut. Jahaj pati paraqitje mbresëlënëse në fanelën e Istogut, dhe shumë shpejt u bë lider i skuadrës së Istogut. Pas dy sezonave Qëndrimi merr edhe shiritin e kapitenit në Istog, ani pse ishte lojtari më i ri në Istog.Jahaj është mesfushor qëndror, posedon një teknikë të jashtëzakonshme.

'' Jam i lumtur që u riktheva në klubin e zemrës sime, në klubin e femijërisë sime. Edhe pse i jam i huazuar për vetëm 6 muaj, unë ju garantoj se do ta jepi maksimumin për Istogun. Do ti ndihmojë klubit të qytetim tim që të mbijetojë në Superligë, e meriton Istogu të mbetet në Superligë, është klubi më mikëpritës në Kosovë, si dhe ka tifozë të mrekullueshëm. I falenderojë edhe krerët e Prishtinës dhe të Istogut që gjetën gjuhë të përbashkët rreth huazimit tim '' ishin fjalët e para për ueb faqen kfistogu.com të përforcimit më të ri të Istogut, Qendrim Jahaj.

 

 

Në anën tjetër shumë i kënaqur më këtë përforcim ishte edhe drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi që rreth këtij transferi tha:

'' I falenderojë krerët e Prishtinës për bashkëpunimin rreth këtij huazimi, raportet me klubin e Prishtinës gjithmonë i kemi pasur shumë të mira, dhe besoj që edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë me klubin e Prishtinës. Jam i kënqur që në radhët tona e sjellem një futbollist mjaft cilësorë siq është Qendrim Jahaj. Të gjithë ne në Istog i dimë cilësitë e këtij djaloshi, andaj skam që të shtojë më shumë.

Jemi në bisedime edhe me 4 futbollistë të tjerë, jemi shumë afër marrëveshjes, por problemi është se klubet e tyre nuk po ja lëshojnë fletëpëlqimet.

 

Drejtori i klubit njoftoi gjithashtu se trajneri Nazmi Rama ka vendosur që ti liron nga skuadra tre futbollist, ata janë:

Granit Avdyli, Alban Dreshaj dhe Jetmir Vrenezi.

Pra të tre këta futbollist nga sot nuk do jenë pjesë e skuadrës së Istogut.