Dështon trasnferimi i Rexhep Dacit, shkak moslëshimi i fletëpëlqimit nga krerët e Deçanit

Please update your Flash Player to view content.

Dështon trasnferimi i Rexhep Dacit, shkak moslëshimi i fletëpëlqimit nga krerët e Deçanit

Para një jave Istogu kishte arritur marrëveshje me futbollistin e Deçanit Rexhep Daci, dhe transferimi i tij në Istog pothuajse ishte punë e kryer.

Por me rregulloren e re të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku thuhet asnjë futbollistë nuk mund të ndërroj klub në afatin e Janarit pa e marrur një fletëpëlqim nga klubi paraprak. Kështu kjo rregullore ishte shkas që ky transferim dështoi.

Kryetari i klubit të Deçanit nuk ja dha fletëpëlqimin Rexhep Dacit që të transferohet në Istog, pasi sipas tij Deçani ka marrëveshje me Vëllaznimin për këmbimin e futbollistëve, dhe kështu Dacit ju deshtë që të transferohet në Vëllaznim. Daci kërkoi për një javë rresht fletëpëlqimin nga kryetari i Deçanit, por këtë qëllim nuk e arriti.

 

'' Patëm arritur marrëveshje me Dacin, por dihet se në afatin e Janarit nuk mund të transferojmë futbollistë pa e marrrur fletëpëlqimin nga klubet e tyre, dhe kështu transferimi i Dacit në Istog dështoi për shkak se krerët e Deçanit nuk ja dhanë fletëpëlqimin.

 

Kurse për futbollistin tjetër Agron Bruqi sot e kemi marrur fletëpëlqimin dhe së bashku me portierin Valmir Hajrizaj janë dy përforcimet deri më tani. Jemi në bisedime me disa futbollistë, shumë shpejt do ti zyrtarizojmë edhe së paku 2-3 përforcime '' ishin fjalët e drejtorit të klubit z.Fazli Bytyçi .