Zyrtare: Agron Bruqi përforcimi i dytë për Istogun

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Agron Bruqi përforcimi i dytë për Istogun

Skuadra e Istogut tashmë ka nënshkruar edhe me përforcimin e tretë për këtë afat kalimtar, sot transferoi futbollistin e ri dhe mjaft perspektivë Agron Bruqin nga skuadra e Deçanit.

 

Agroni është i lindur me 27.01.1993, luajti për Deçanin që nga mosha 17 vjeqare, kurse për një stinor ishte pjesë e 2 Korrikut të Prishtinës.

Bruqi luan në dy pozita në mesfushë, si mesfusor defanzivë dhe si mesfushor krahu.

Bruqi së bashku me Dacin ishte lojtarët më të mirë të Deçanit në vitet e fundit. Formën më të mirë Bruqi e pati sezonin e kaluar ku ishte padyshim lojtari kryesor i Deçanit.

 

21 vjeçari sot nënshkroi kontratë me Istogun për 6 muaj, me mundësi vazhdimi.

''Jam shumë i kënaqur që sot nënshkruva për Istogun, për këtë klub kam vetëm fjalë të mira. Falendëroj drejtorin e klubit z.Fazli Bytyçi dhe trajnerin Nazmi Rama që besuan në shërbimet e mija, shpresoj shumë që besimin e dhënë të ja kthejë në fushë duke treguar lojëra të mira. Synoj që në Istog arrijë shumë , ti tregojë cilësitë e mija si dhe së bashku me bashkëlojtarët ta rendisim Istogun sa më lartë në tabelë.

Tifozëve të Istogut ju premtoj që do ta jepi maskimumin tim për këtë fanelë '' ishin fjalët e Agronit për faqen zyrtare të Istogut, pas nënshkrimit të kontratës.