Zyrtare: Portieri Valmir Hajrizaj rikthehet në Istog

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Portieri Valmir Hajrizaj rikthehet në Istog

Portieri Valmir Hajrizaj është rikthyer prapë në klubin tonë, nga sot ai është pjesë e klubit tonë, sot nënshkroi kontratë 6 mujore më klubin tonë.

Hajrizaj ishte pjesë e klubit tonë për 6 vite me radhë ku gjatë këtyre 6 viteve ishte shylla kryesore e klubit tonë.

Në 3 vitet e fundit ishte edhe kapiten i Istogut.

Në Janar të vitit 2013 Valmiri emigroi drejt Francës, ku atje qëndroi për rreth dy vite.

Mbrëmë Valmiri është rikthyer në Kosovë, kurse sot nënshkroi kontratë me Istogun.

Gjatë qëndrimit të tij në Francë , Hajrizaj ishte aktivë duke u aktivizuar tek një skuadër , ku mbrojti me sukses per 1 vit e gjysmë.

 

Sigurisht për rikthimin e tij më të lumturit duhet të jenë tifozët istogas Gjimmat, pasi ishte pikërisht Valmir Hajrizaj lojtari më i pëlqyer i tyre.

Valmir Hajrizaj pas nënshkrimit të kontratës foli për faqen zyrtare të Istogut:

'' Jam mjaft i lumtur që përsëri po rikthehem në klubin e Istogut, mbrëmë erdha nga Franca në Kosovë, dhe mënjeherë sot nënshkrova për Istogun. Gjatë kohës që isha në Francë kam qenë aktiv në futboll, duke u aktivizuar në një klub të vogël francez. Jam në formë të mirë dhe me padurim po pres që ti fillojmë stërvitjet.

Istogu ka një skuadër të mirë me disa përforcime besoj shumë që do të arrijmë që të mbijetojmë në Superligë. I premtoj tifozëve istogas që do të jepi maksimumin tim për këtë fanelë, pasi është fanela e klubit që flenë në zemrën time për kohë të gjatë'' .

 

 

Valmiri tregon sa gjatë gjithë kohës sa ishte në Francë, Istogun e përcolli ç'do ditë në faqen tonë, duke u informuar më me të rejat nga klubi jonë.