Zyrtare: Istogu liron Burim Bajraktarin, transferohet në Dukagjinin e Klinës

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Istogu liron Burim Bajraktarin, transferohet në Dukagjinin e Klinës

Nga sot edhe zyrtarisht mesfushori  Burim Bajraktari nuk do të jetë më pjesë e Istogut, pasi që ka kërkuar nga krerët e klubit që të lirohet, dhe të transferohet në një klub tjetër.

Aryseja e largimit të Bajraktarit është trajneri Nazmi Rama, pasi Bajraktari nuk pati minutazh të madhe nën urdhërat e Ramës, dhe pikërisht kjo e shtyri Bajraktarin që të largohet nga Istogu.

 

'' Kam kërkuar nga krerët e klubit të Istogut që të lirohem, pasi që unë nuk jam fare i kënaqur me trajnerin Nazmi Rama, nuk pata minutazh të kënaqshme nën urdhërat e Ramës, dhe për këtë vendosa të largohem nga Istogu.

Kontribova për këtë klub për 4 vite me radhë, dhe në fund u ndava i zhgënjyer me kryesinë e klubit pasi që nuk mu dha as edhe një falendërim i vetëm nga ta.

I falenderojë të gjithë qytetarët e Istogut dhe tifozët Gjimmat për përkrahjen e tyre të vazhdueshme gjatë këtyre 4 viteve.

Edhe pse isha i kërkuar nga shumë klube, sot vendosa që të transferohem në Dukagjinin e Klinës '' ishin fjalët e Bajraktarit për ueb faqen kfistogu.com

 

 

Burim Bajraktarin e falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë këtyre 4 viteve për fanelën e klubit tonë, i urojmë suksese në të ardhmen.