Zyrtare: Nazmi Rama timonier i Istogut edhe për 6 muaj

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Nazmi Rama timonier i Istogut edhe për 6 muaj

Skuadra jonë e ka zgjedhur çështjen e trajnerit për stinorin pranveror. Istogu  ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin mitrovicas, Nazmi Rama edhe për gjashtë muaj.

Lajmin e ka zyrtarizuar drejtori i Istogut, Fazli Bytyçi. “Kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama edhe për gjashtë muajt e ardhshëm”, ka theksuar Bytyçi për Sportplus.

 

Në vijim ai ka thënë se me disa përforcime që ka kërkuar trajneri, do të arrijnë të mbijetojnë në elitë. “Trajneri ka kërkuar disa përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. Ne i kemi nisur bisedimet me disa futbollistë, por momentalisht bisedimet janë në fazën fillestare dhe nuk mund t’ua themi emrat e lojtarëve. Sidoqoftë, ne si kryesi do të tentojmë t’ia plotësojmë kërkesat trajnerit Rama dhe kështu do të arrijmë të mbijetojmë në Superligë”, ka shtuar Bytyçi.