Istogu - Trepça 2-2

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Trepça 2-2

Istogu - Trepça 2-2 (2-1)

1-0 '2 Jusuf Sabotiq

2-0 '19 Suad Saliagic

2-1 '41 Berat Viranci

2-2 '73 Shpetim Babaj

 

Stadiumi i qytetit ''Demush Mavraj'' në Istog

Shikues rreth 800

Gjyqtarët e ndeshjes:Genc Nuza, Besnik Morina ,Bekim Rama,

Mervan Bejtullahu

 

KF ISTOGU:

12 Kushtrim Hoxhaj, 2 Besnik Morina, 3 Kadri Kastrati, 6 Elvis Gacaferi, 29 Granit Avdylaj (Ardian Dervishaj), 19 Jusuf Shabotiq, 16 Diar Miftaraj, 15 Suad Saliagiq, 20 Fatlum Gashi, 23 Granit Arifaj (Alban Dreshaj), 11 Mark Milicaj

 

KF Trepça:

1 Afrim Ademi, 5 Kujtim Kutllofci, 6 Fitim Llapashtica, 11 Perparim Osmani, 16 Albion Latifi, 17 Drilon Lladrovci, 13 Liridon Voca, 19 Berat Vinarci, 8 Arlind Rashica, 10 Shpetim Babaj, 7 Fiton Hajdari

 

Istogu edhe pse kishte epërsinë prej dy golave në fillim të ndeshjes, në fund të ndeshjes u deshtë të pajtohet me vetëm një pikë, pasi që epërsinë e krijuar nuk arriti ta ruajë deri në fund të ndeshjes. Edhe një herë u pa që Istogut i mungon përvoja, kurse në anën tjetër Trepça nga Mitrovica arriti që më përvojën e saj ta barazon rezultatin. duke e marrur një pikë mjaft të rëndësishme nga udhëtimi në Istog.

 

Istogu e filloi për mrekulli ndeshjen e sotme, pasi që në minutën '2 arrinë të kalojë në epërsi, pas një krosim nga këndi së pari godet me kokë Gacaferi topi shkon deri tek Sabotiq që shënon nga afërsia 1-0.  Pas këtij goli vendasit nuk u ndalen dhe vazhduan lojën e tyre sulmuese duke e kërkuar edhe golin e dytë. Zhvillohej minuta '19 kur mbrojtja mysafire gabon rëndë dhe syhapur ishte Suad Saliagic që shënon për ta dyfishuar epërsinë e Istogut 2-0.

Mysafirët nga Mitrovica nuk u dorëzuan dhe filluan ta sulmojnë portën e Istogut, fillimisht në minutën '34 sulmuesi Hajdari godet shtyllën, kurse në minutën '41 Trepça e zvogëlon epërsinë në 2-1, me golin e shënuar me kokë nga ana e Virancit.

 

Me rezultat 2-1 në të mirë të Istogut skuadrat shkuan në pushim.

Më të filluar pjesa e dytë mysafirët përsëri godasin shtyllën, ishte Shpetim Babaj që godet nga gjuajtja e lirë por drejt e në shtyllë.

Jusuf Sabotiq ka mundur që ta rrisë epërsinë e Istogut, kur godet majft mirë nga afërsia por ishte shtylla pingule që e ndalon topin.

Goli i barazimit vjen në minutën '73 ku mjeshtëri i gjuajtjeve të lira, Shpetim Babaj shënon një eurogol pikërisht nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2-2.

Istogu shumë lehtë ka mundur që të fiton këtë ndeshje, por ishte Suad Saliagic që në fundin e ndeshjes nuk shënon nga afërsia, goditja e tij për disa centimetra shkoj jashtë portës.

Kështu edhe pas tre minutave shtesë gjyqtari Genc Nuza dha sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes , Istogu - Trepça 2-2.