Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Trepçës

Please update your Flash Player to view content.

Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Trepçës

Istogu në ndeshjen e nesërme kundër Trepçës do të hyjë me tri mungesa të rëndësishme, mungojnë: Kushtrim Gashi për shkak të suspedimit, Selim Bajramaj dhe Granit Bajra të lënduar.

Kurse në pikëpytje është edhe paraqitja e portierit Sanel Bandiq, që ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje.

 

Trajneri Nazmi Rama me dy ndihmësit e tij Mehdi Arifaj dhe Hysni Kabashi ftuan këta futbollistë për ndeshjen kundër Trepçës:

Portier: Sanel Bandiq, Kushtrim Hoxhaj, Dardan Podrimaj

Mbrojtës: Besnik Morina, Granit Avdyli, Kadri Kastrati, Adnan Maxharraj, Elvis Gacaferi, Drilon Shabanaj, Agron Haxhiaj

Mesfushor: Diar Miftaraj, Ardian Dervishaj, Fatlum Gashi, Alban Dreshaj, Jusuf Sabotiq, Burim Bajraktari

Sulmues: Suad Saliagic, Mark Milicaj, Granit Arifaj, Jetmir Vrenezi

 

Ju rikujtojmë se ndeshja Istogu - Trepça zhvillohet nesër (e shtunë), në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, me fillim në ora 13:00.