E shtunë: Istogu - Trepça , ora 13:00

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Trepça , ora 13:00

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së fundit të stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Istogu - Trepça, zhvillohet të shtunën, në stadiumin e qytetit ''Demush Mavraj '' në Istog, duke filluar nga ora 13:00.

 

Istogu që nuk di për fitore në 6 ndeshjet e fundit, dhe në këtë ndeshje synon vetëm fitore, në rast se Istogu arkëton tri pikë nga kjo ndeshje atëherë Istogu do të ketë në total 18 pikë, dhe do ta përfundon stinorin vjeshtor në pozitën e 9-të në tabelë.

Kjo ndeshje është përballje direkte skuadrave të fundit të tabelës, skuadra këto që kanë synim vetëm mbetjen në Superligë.

Në ndeshjen e fundit Istogu ishte shumë i pa fat pasi që u mposht nga Vëllaznimi 2-1, në qastet e fundit të ndeshjes.

 

Në anën tjetër Trepça nga Mitrovica me ardhjen në krye të shtabit teknik të trajnerit të mirënjohur z.Ajet Shosholli kjo skuadër në 3 ndeshjet e fundit ka grumbulluar 5 pikë, në ndeshjen e fundit luajti pa gola përballë Hajvalisë, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin ''Adem Jashari'' në Mitrovicë. Aktualisht Trepça renditet e 10-ta në tabelë me 14 pikë të tubuara.

 

Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Mitrovicë, pati përfunduar me rezultat 1-2 në të mirë të Istogut, ishte ndeshja ku trajneri z.Nazmi Rama debutoi në stolin e Istogut.

 

Të shtunën ftoheni ju tifozë istogas '' Gjimmat'' , ju qytetarë të Istogut, që nga ora 13:00 të jeni prezent në stadium, ekipi yt ka nevojë për përkrahjen tënde. Ta përfundojmë stinorin vjeshtor në mënyrën më të mirë duke korrur fitore në këtë përballje të vështirë.

 

Ndeshjet direkte:

Trepça - Istogu 1-2

Istogu - Trepça 1-0

Trepça - Istogu 3-1

 

5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Vëllaznimi - Istogu  2-1

Istogu - Llamkos Kosova  1-2

Ferronikeli - Istogu  3-1

Istogu - Prishtina  0-0

Istogu - Besa  1-2

 

5 ndeshjet e fundit të Trepçës:

Trepça - Hajvalia 0-0

Drita - Trepça      0-0

Trepça - Drenica  1-0

Ferizaj - Trepça    3-1

Trepça - Trepça '89 1-1