K.F. Istogu | Yjet e Istogut

Please update your Flash Player to view content.

Istogu

Lokaliteti i Istogut përmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu është shtrirë në pjesën e territorit në mes të Istogut të madh dhe të Istogut të vogël aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shënimve ka ekzistuar një koloni romake e cila ka qenë e vendosur në lokacionin që përket Istogut të sotëm. Poashtu, Istogu përmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesë e Dardanisë ishte nën pushtimin sllav.

Gjatë kohës së sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenë i njohur me mullinjë për bluarjen e drithit, dhe të punëtorive për përpunimin e leshit (zhgunit).

 

Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZË. Istogu në bazë të këtij dekretligji, fiton edhe funksionin adminstrativ. Kështu që me 29 Dhjetor të vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipërfaqe të caktuar duke përfshirë Banjën, Gurakocin në planin urbanistik të qytetit dhe lokaliteteve.


 

Fatmire Bajramaj - Alushi - FFC Frankfurt

 

Fatmire Bajramaj u lind me 1 Prill 1988 në Gurakoc të Istogut, më pas së bashku me familjen emigroi drejt Gjermanisë. Bajramaj u paraqit për ekipet e mëdha Gjermane si Duisburg, Turbine Potsdam dhe FFC Frankfurt. Fatmirja është reprezentuese e rregullt e Kombëtares së Gjermanisë, ku ishte pjesë e kampionatit Botëror dhe Europian. Me kombëtaren e Gjermanisë Lila fitoi kampionatin Europian në vitin 2006, si dhe kampionatin botëror në vitin 2007.

Në vitin 2010 Fatmire Bajramaj u shpall futbollistja e dytë më e mirë në botë nga FIFA. Aktualisht është pjesë e klubit PSG në Francë.

 

 

Adnan Januzaj - Manchester United

Adnan Abedin Januzaj është një futbollistë shqiptar me origjinë nga Kosova i cili luan aktualisht në Premier League me Manchester United. Prindërit i ka nga Istogu, babai i tij Abedini u lind dhe jetoi në Istog, me pas emigroi drejt Belgjikës në vitet e 90-ta.

 

I lindur më 6 Shkurt 1996 në Bruksel, Januzaj filloi karrierën e tij me Anderlecht përpara se të bashkohej me Manchester United në vitin 2011 në moshën 16 vjeçare. Adnanin e transferoi trajneri legjendar Sir. Alex Ferguson në Manchester United. Tani Adnani është vetëm 18 vjeçar , dhe është ndër lojtarët kryesor te Manchester United.


 

Azdren Llullaku - Gaz Metan Medias

Azdren Llullaku u lind me 15 Shkurt 1988 në Istog, në vitin 1996 së bashku me familjen e tij emigroi drejt Italisë. Azdreni është një sulmues më një teknikë të përsosur, në Itali ishte pjesë e skuadrës Sandona që garonte në ligën e 4-të të Italisë. Në vitin 2012 transferohet në ekipin Gaz Metan Medias që garon në Ligën e Parë të Rumanisë, ku edhe aktualisht vazhdon të luajë.

 

Llullaku që dy vite rregullisht është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Për Llullakun ishin të interesuara skuadrat si: Chievo dhe Novara.

 

 

Mërgim Mavraj - Greuther Fürth

Mërgim Mavraj është lojtarë me origjinë nga Istogu, prindërit i ka nga Saradrani i Istogut. U lind më 9 Qershor 1986 në Hanau. Karrierën e filloi në Darsmstandt, më pas u transferua në Buchum ku luajti deri në vitin 2010.

Në vitin 2010 u transferua në Greuther Fürth, kurse në vitin 2014 transferohet tek FC Koln.

Mavraj paraqitet rregullisht në kombëtaren e Shqipërisë, ku është shtyllë e mbrojtjes shqiptare.

 

 

Mërgim Brahimi - Grasshoppers

Mërgim Brahimi u lind me 8 Gusht 1992 në Istog, gjatë kohës së luftës në Kosovë Mërgimi së bashku me familje emigroi drejt Zvicrrës. Brahimi në ekipin e parë të Grasshoppers u paraqit në vitin 2011, luan në pozitën e mesfushorit me tipare sulmuese.

 

Mërgimi vazhdon të ketë paraqitje edhe në kombëtaren e Zvicrrës U21. Pati edhe një paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë. Aktualisht Brahimi është i huazuar në Wohlen, që bën gara në ligën e dytë të Zvicrrës.


 

Donis Avdijaj - Schalke 04

Donis Avdijaj është pjesë e klubit të madh gjerman Schalke 04. Donisi është me prejardhje nga Istogu, babai i tij është i lindur në fshatin Syne të Istogut.

 

Avdijaj u lind më 25 Gusht 1996 në Osnabruck. Donisi është një sulmues me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe ka një shënjestër vrasëse pavarësisht që është vetëm 17 vjeçar. 17 vjeçari ka kontratë me Schalke 04 deri në vitin 2018, me një klauzolë rekord prej 50 milionë euro.

 

 

Shkodran Metaj - Emmen

 

Shkodran Metaj u lind me 5 Shkurt 1988 në Studenicë të Istogut. Më pas së bashku me familje emigroi drejt Holandës. Shkodrani në vitin 2007 bëri paraqitjet e para në skuadrën Groningen, që garonte në elitën e futbollit të Holandës. Deri në vitin 2011 ishte pjesë e skuadrës Groningen, ndërsa në vitin 2011 u transferua në Emmen që bën gara në Ligën e Dytë të Holandës. Metaj vazhdon të jetë pjesë e klubit Emmen ku është titullar në secilën ndeshje, dhe po tregon lojëra mjaft të mira.

Metaj ishte pjesë e U21 të Holandës, ku pati shumë paraqitje. Në ndeshjen historike të Kosovës kundër Haitit, Metaj ishte i ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, por që nuk u inkuadrua në lojë.

 

 

Qëndrim Jahaj - FC Prishtina

 

Qëndrim Shefqet Jahaj u lind me 29 Prill 1994 në Istog. Hapat e parë të futbollit i mësoi nga trajneri i mirënjohur Kemajl Saliagic. Qëndrimi që në moshën 15 vjeçare paraqitet në ekipin e parë të Istogut. Jahaj pati paraqitje mbresëlënëse në fanelën e Istogut, dhe shumë shpejt u bë lider i skuadrës së Istogut. Pas dy sezonave Qëndrimi merr edhe shiritin e kapitenit në Istog, ani pse ishte lojtari më i ri në Istog.

Jahaj është mesfushor qëndror, posedon një teknikë të jashtëzakonshme. Në vitin 2013 Jahaj transferohet në ekipin më të madh Kosovar, FC Prishtina.

 

 

 
kfistogupro.jpg