K.F. Istogu | TROFTA

Please update your Flash Player to view content.

 

Historiku i Kompanisë TROFTA

 

Trofta ka sipërfaqe rreth 5 ha dhe shtrihet në Veri-Perëndim të Kosovës, pranë maleve të larta të Istogut. Kjo kompani është vazhdimësi e ish ndërmarrjes shoqërore me të njëjtin emër e cila u privatizua në mars të vitit 2004 nga z.Ismail Bytyçi.

Edhe pse në gjendje të mjerueshme pas privatizimit, z.Ismail Bytyçi me investimet e tij kapitale dhe shumë të qëlluara e bëri kompaninë Trofta njërën ndër kompanitë më të suksesshme të Kosovës në ditët e sotme.

 

Hotel TROFTA

 

Ne kuadër te shërbimeve hoteliere përfshihet hoteli i cili ka një kuzhine mjaft te pasur për përgatitjen e ushqimit, banakun, separene, tarasen , recepsionin si dhe 7 dhoma për mysafire brenda hotelit .

Ne kompleksin hotelier gjinden edhe 6 bungallova me 12 dhoma për mysafire qe janë te ndërtuara buze liqeve me peshq dhe paraqesin një atraksion për vizitore. Ne ketë hotel mund te organizohen edhe mbledhje, seminare, konferenca etj.

Hoteli Trofta ka sallën me një kapacitet prej 250-280 ulëse dhe një komoditet te mire. Tarasa e jashtme ka një hapësire prej 200m2.

 

Restoranti Veror

 

Restoranti veror përfshinë një pjese te kompleksit te Kompanisë Trofta e cila jo vetëm qe i joshe mysafiret me bukurinë e parkut apo me liqenin artificial me plot peshq, por ky restorant posedon edhe dy kuzhina me pajisje moderne për klientelen.

Restoranti veror ka sallën kryesore me rreth 100 ulëse si dhe një kapacitet prej rreth 320 ulëseve te shpërndara buze liqenit, kanalit te ujit, aleve dhe oazave te gjelbëruara.

Po ashtu ka edhe parkun me lodra (këndin e fëmijëve) si dhe një liqe natyral me shpeze te ndryshme qe i japin bukurinë kësaj natyre. Tani këtu kemi edhe parkingun për 50 automjete dhe ne përgjithësi ky ambient është mjaft atraktiv dhe tërheqës.

 

Salla e Dasmave

 

Një vend i përkryer për dasmën tuaj.

 

Kampshtepizat

 

Ne vazhdim te kompleksit është e pamundur qe te mos vërehen edhe 6 kampshtepiza me gjithsej 12 dhoma te cilat se bashku me dhomat e hotelit përbejnë kapacitetin e përgjithshëm prej 19 dhoma për akomodim .

Kampshtepizat shtrihen buze liqeneve te mbushur me peshqi e qe janë një nder atraksionet e Kompanisë Trofta.

 

Hurdha e Peshkut

 

Edhe përkundër investimeve te shumta qe u bene ne përmirësimin dhe krijimin e kushteve te domosdoshme për pune, prodhimi i peshkut pas privatizimit megjithatë ishte i kënaqshëm.

Ne vitin e pare , pas privatizimit (2004), prodhimtaria e peshkut ishte rreth 120.000 kg, Ne vitin 2005 ky prodhim u rrit ne 200.000 kg Ne vitin 2006 prodhimi i peshkut ishte rreth 230.000 kg. Ne hurdhën e peshkut kultivohet peshku trofta.

Për rritjen dhe zhvillimin e peshkut përdoret kryesisht ushqimi (koncentrati) nga Danimarka i cili është mjaft cilësor dhe i plotëson te gjitha kushtet e parapara si nga përmbajtja e materieve ushqyese ashtu edhe ato sanitare-higjienike.

Kur kihet parasysh edhe ambienti i përshtatshëm, me ujin e ftohte dhe te pastër nga burimi i Istogut, atëherë rezulton se ky peshk është mjaft kualitativ dhe i një cilësie te larte. Përveç peshkut te gjalle, kemi edhe format tjera te përpunimit te mishit te peshkut si:

Peshk i pastruar dhe i vakumuar

File peshku (vakumuar)

Peshk i terur dhe i tymosur.

 

Video

 

 

 

 

 

Trofta

 


TROFTA | TROFTA në FB | KF ISTOGU | KF ISTOGU në FB

 
kfistogupro.jpg