K.F. Istogu | Historia

Please update your Flash Player to view content.

K.F. Istogu historiku



Sporti në komunën e Istogut gjithherë është kultivuar. Edhe të parët tanë merreshin me sport. Ndër disiplinat më të preferuara në atë kohë ishin futbolli dhe atletika. Por, fatkeqësisht duke mos pasur përkrahje të mirë, as materiale e as morale, shumë sportistë dhe talent kurrë nuk u zbuluan.

Fillet e sportit në Istog zyrtarisht datojnë nga viti 1947. Pas luftës së dytë botërore u krijuan kushte më të favorshme për zhvillimin e sportit. Në komunën e Istogut u themeluan klube pothuajse të të gjitha disiplinave . Klubi futbollistik “Istogu” u themelua ne vitin 1947. Pothuajse gjatë gjithë kohës ka qenë një ekip që ka ruajtur një vijë mesatare. Nga viti 1960 e deri sot ka qenë anëtar standard i Ligës së Dytë. Suksesin më të madh kjo skuadër e arriti në sezonin 2007-2008 kur u shpall kampion në Ligën e Parë (për herë të parë në Republikën e Kosovës ) dhe hyri në Superligën e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Superligë “Istogu” u shqua për lojëra shumë të mira si vendas, ndërsa si mysafir tregoi formë më të dobët. Kështu, pas përfundimit të sezonit “Istogu” u gjind në pjesën e poshtme të tabelës, përkatësisht në pozitën e 13-të dhe kështu mbaroi aventura e Istogut në Superligë dhe nga ajo kohë “Istogu” është anëtar i Ligës se Parë.

 


Në stinorin 2013-2014 Istogu u shpall kampion në Ligën e Parë, dhe u inkuadrua direkt në Superligën e Kosovës. Istogu njihet si në ndër klubet më të organizuar në futbollin kosovar, është klub stabil për vite me radhë.

 

Prej se kompania '' Trofta '' morri përsipër klubin futbollistik Istogu, ky klub ka ecur shumë përpara në të gjitha aspektet. Trofta është kompani shumë serioze dhe shumë e drejt me klubin e Istogut. Pagat e futbollistëve të Istogut dhe komplet stafit të Istogut jepen ç'do muaj rregullisht dhe gjithmonë paguhen me kohë.

 

Që 4 vite me radhë nuk ka ndodhur që pagat të vonohen as edhe për një ditë të vetme. Për nga ky aspekt jemi klubi më stabil në futbollin kosovar, gjithnjë duke ju falendëruar kompanisë Trofta.

 

 
kfistogupro.jpg