E mërkurë: Prishtina - Istogu

E mërkurë: Prishtina - Istogu

Nesër (e mërkurë) zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Prishtina - Istogu, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por mund të themi se është ndeshja vendimtare për Istogun, pasi që ky është shanci i fundit për Istogun për ti ikur largimit nga Superliga.



Prishtina renditet e 7-ta në tabelë me 40 pikë të tubuara, është 5 pikë larg nga zona e barazhit.

Në anën tjetër Istogu edhe pse me pak shpresa, por vazhdon të besojë deri në xhiron e fundit për ti ikur zonës së Ligës së Parë.

Nesër futbollistët e Istogut do të japin edhe atomin e fundit të tyre vetëm e vetëm që të nxjerrin rezultat pozitiv në Prishtinë.

Istogu renditet e 11-ta në tabelë me 31 pikë të tubuara, është 3 pikë larg zonës së barazhit.



Përballjet direkte:

Prishtina - Istogu 1-0 (Superligë 2015-2016)

Istogu - Prishtina 0-0 (Superligë 2015-2016)

Istogu - Prishtina 0-1 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Prishtina 0-0 (Superligë 2014-2015)

Prishtina - Istogu 2-1 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Prishtina 0-1 (kup - 2012)

Istogu - Prishtina 1-0 (Superligë 2008-2009)

Prishtina - Istogu 0-0 (Superligë 2008-2009)