Istogu - Drita 0-0

Istogu - Drita 0-0

Istogu - Drita 0-0

 

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 1500



Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Besnik Morina, Artan Latifi, Mentor Baliu

Karton të verdhë: D.Gashi, Cacaj (Is) - Sejdiu, Shillova (Dr)



Gjuajtjet: 14-4

Gjuajtje në portë: 5-1

Kornerët: 8-3

Pozita jashtë loje: 4-3





Istogu: Hajrizaj, Morina (Kastrati), Cacaj, Maxharraj, Shabanaj, K.Gashi, F.Gashi, Hoxha (Bruqi), Duraku (Fetahu), Bajramaj, D.Gashi.

Trajner: Besim Podrimaj.


Drita: Halimi, Bagjuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha, Kelmendi, Ramadani, Shabani, Shillova (Shaqiri).

Trajner: Sadat Pajaziti.

Istogut i janë zvogëluar në masë të adhe gjasat për të zënë një vend për në barazh, pasi që sot nuk arriti më shumë se një barazim në duel me Dritën, ndeshje kjo që përfundoi pa gola 0-0.

Istogu ishte dominus në fushë gjatë gjithë ndeshjes, krijoi raste të shumta shënimi, por sot edhe fati sportiv nuk ishte në anën e Istogut dhe kështu kjo ndeshje e dominuar nga vendasit plotësishtë, në fund përfundoi me barazim.

Istogu sidomos në pjesën e dytë sulmoi parreshtur portën e Dritës, duke krijuar raste të pastërta shënimi, por që nuk u konkretizuan nga sulmuesit e Istogut.

Mëkat i madh është që nuk e fitoi Istogu këtë ndeshje, pasi me lojën e treguar në fushë edhe e meritoi që ta fitonte këtë ndeshje.



Istogu u dëmtua rëndë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Kreshnik Vula, ku nuk i akordoi dy penallti të pastërta për Istogun.

Zhvillohej minuta e '29 e ndeshjes kur një mbrojtës i Dritës shumë qartë luan me qëllim me dorë, e këtë e shohin të gjithë të pranishmit në stadium, përveq gjyqtarit kryesor Vula, dhe kësisoj nuk akordoi penallti për Istogun, duke e dëmtuar rëndë Istogun dhe duke ndikuar direkt në rezultat.

 

Gjatë gjithë ndeshjes kishte zhagitje të shumta të futbollistëve të Dritës, e këto zhagitje i lejonte gjyqtari i ndeshjes Vula, e në fund vendos që të këtë lojë shtesë vetëm 4 minuta, e çuditshme !

Raporti:

25' Shillova i Dritës rrezikon me goditje me kokë por topi shkon mbi portën e Hajrizajt.

27' Selim Bajramaj godet me kokë nga afërsia por në vend ishte portieri Halimi.

29' Penallti të pastër për Istogun, nuk e referon gjyqtari Vula, pas një krosimi Bajramaj godet me kokë por topin e ndalë me dorë shumë qartë në mbrojtës i Dritës

44' I riu Arbër Hoxha pranon një top mbrenda në zonën e rreptësisë, godet me të parën por topi shkon drejt e në portierin Halimi.

 

45' Përsëri Istogu rrezikon, pas një krosimi ishte F.Gashi që godet me kokë por topi shkon shumë pranë portës së Dritës.

47' Istogu shënon gol përmes Bajramajt, por goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje, vendim i drejtë i gjyqtarit anësor Artan Latifi.

49' Hoxha depërton nga krahu i majt futet në zonën e Dritës, godet fuqishëm por përsëri në vend ishte portieri Halimi.

60' Rast i qindëpërqindë i Istogut, së pari godet K.Gashi e pret portieri Halimi, topin e kthyer nga Halimi ishte Bruqi që nuk arrinë që nga 5 metra të shënon gol.

62' Pas një krosimi Bruqi shkëputet dhe godet me kokë por topi shkon për disa centimetra mbi portë.

'81 Kastrati kroson për mrekulli nga afërsia ishte Fetahu që për disa centimetra nuk arrinë ta godasë topin.

88' Cacaj nga 18 metra godet fuqishëm por jo saktë.

93' Maxharraj tenton të shënojë nga rreth 18 metra por edhe gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Halimit.