Fan Club Gjimmat

Fan Club “Gjimmat” historiku

Grupi i tifozëve “Gjimmat” është grup që përkrah të gjitha klubet sportive nga komuna e Istogut. Ideja që të formohet një klub i tifozëve, erdhi pasi klubi u strukturua dhe filloi të zhvillojë ndeshje në gara rajonale të futbollit dhe pas interesimit të shumë shikuesve për ta përcjellë çdo ndeshje të klubit tonë të zemrës. Në vitin 2000 një grup shokësh morën vendimin për të formuar një Grup të Tifozëve, me qëllim të mbështetjes së klubit Kf “Istogu”. Ndër emrat e parë që morën këtë iniciativë janë: Edison Gorani (macani) ,Halit Blakaj , Butrint Sadikaj (butri), Avdullah Bytyçi , Kosovë Haxhijaj e shumë të tjerë që vazhdimisht japin kontributin e tyre gjatë ndeshjeve.

 

Me gjithë sfidat që ka kaluar Kf “Istogu”, Fan Club “Gjimmat” gjithherë ka qëndruar i bashkuar dhe besnik ndaj klubit të tyre duke e përkrahur në çdo ndeshje, si vendas ashtu edhe si mysafir.

 

“Gjimmat”, si Fan Club veprojnë në mënyrë të organizuar me Kryesi , Sekretar, Arkëtar dhe udhëheqës tribune. Ngjyrat e grupit janë Bardh e Zi.

 

Po ashtu “Gjimmat” janë përkrahës të kombëtares Kuq e Zi dhe dhjetëra herë, në mënyrë të organizuar kanë shkuar në Shqipëri për ta përkrahur kombëtaren shqiptare. “Gjimmat” janë të bashkuar edhe me tifozskenën shqiptare në një grup TIFOZASH, në portalin: www.tifozat.com

Gjimmat për stinorin 2014 - 2015 kanë bërë të ditur se do të organizohen shumë më mirë, dhe do ta përkrahin klubin e zemrës së tyre në ç'do ndeshje, si në Istog ashtu edhe jashtë Istogut.



Gjimmat kanë filluar që të bëjnë anëtarësimin e anëtarëve të vet, duke i pajisur edhe me kartela të anëtarësimit. Me kartelën e anëtarsimit mund të udhëtoni së bashku me Gjimmat në ç'do udhëtim që organizohet nga Gjimmat, gjithashtu hyrjen në stadiumin e Istogut e keni Gratis në tribunën e vogël.

Tashmë janë anëtarësuar mbi 150 tifozë istogas, pritet që ky numër të rritet dita ditës. Anëtarësimi bëhet tek Flamur Arifaj - 044/049  634 115.

Udhëheqësit e Gjimmave janë: Valmir Blakaj, Elvidon Shoshi, Guri Kabashi, Egzon Hasanaj, Egzon Ademaj, Shkembim Bujupaj, Arian Zeqiraj dhe Flamur Arifaj.

 

 

Kryetari i klubit z.Fazli Bytyqi gjithmonë i ka dalur në ndihmë Gjimmave, duke i ndihmuar me mjete materiale.

Bashkohu në Facebook !